Tri vrasje të grave për dhjetë muaj, ja çka thonë ekspertet e sigurisë dhe psikologët
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 10 December 2023
Sadije Godeni u vra me sëpatë nga burri i saj gjatë kohës sa ishte në gjumë. Hamide Magashi, shtatzënë, u vra nga burri i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, por edhe Liridona Ademaj humbi jetën nga vrasja e porositur nga burri i saj.
Këto janë vetëm disa nga gratë viktima në Kosovë, pasi vetëm nga janari deri në tetor të këtij viti, janë vrarë tri femra, si dhe janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje, ku 1763 prej tyre janë gra e vajza.
Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për KososvaPress, tha se në vitin 2023, gjatë periudhës janar- tetor janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje, ndërsa kanë ndodhur 4 raste vrasje e rënda.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi tha se si shtet duhet të jemi më pro-aktiv në parandalimin e këtyre rasteve që mos të përfundojë deri te pasoja e dhunës.
Ibishi apeloi që të ndërmerret një fushatë e dorëzimit të armëve ilegale sepse zakonisht nga ato armë e po kryhen vrasjet, grabitjet e kërcënimet.
Ai u ndal edhe te rasti i fundit, i vrasjes së Liridona Ademajt, ku se ky ka qenë një rast jashtëzakonisht i rëndë, derisa lavdëroi profesionalizmin dhe angazhimin e Policisë së Kosovës.
Psikologu Petrit Thaçi tha se vrasja është shpërthimi më i shëmtuar i instinktit dhe se kohëve të fundit kriteri i këtyre akteve ka humbur toruan.
Në vitin 2022 rreth 48 mijë e 800 gra dhe vajza në gjithë botën janë vrarë nga partnerët apo nga anëtarët e familjes. Ndërsa për vitin 2023 ende nuk ka të dhëna të sakta.
Të tjera
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Selmanaj thotë se Kusari-Lila është në gjendje të rëndë: Asnjë deklaratë nuk e ka të njejtë!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar bised...
-
Pacolli: Kam bërë gabim në votën për Qeverinë Kurti, Kosova ka ngecur në shumë fusha
Ish-presidenti Behgjeti Pacolli, duke reflektuar për punën e Qeverisë Kurti p...