“Njoftim i kuq” nga Interpol për Radojiçiqin – çfarë thonë nga kjo organizatë
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 07 December 2023
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë sot se INTERPOL’i ka lëshuar fletëarrest për Milan Radoiçiqin, i cili ka pranuar se ka qenë organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Kjo organizatë, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se nuk komentojnë për raste ose individë të veçantë. Ata kanë thënë se për Radojiçiqin duhen kontaktuar autoritetet kombëtare.
“Ju lutemi ta keni parasysh që Organizata nuk komenton për raste ose individë të veçantë, ju këshillojmë të kontaktoni autoritetet përkatëse kombëtare” thuhet në përgjigjen e policisë ndërkombëtare.
Tutje ata thonë se INTERPOL nuk lëshon fletëarreste por vetëm të ashtuquajturin “Red Notice”.
“INTERPOL nuk lëshon urdhër-arreste, me kërkesë të vendeve anëtare dhe pas kontrolleve të pajtueshmërisë INTERPOL lëshon alarme ndërkombëtare në kërkim të njohur si Njoftimet e Kuqe (Red Notice).”
Në webfaqen e INTERPOL’it thuhet se një njoftim i kuq nuk është urdhërarrest ndërkombëtar.
“Një Njoftim i Kuq është një kërkesë për zbatimin e ligjit në mbarë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose veprimeve të ngjashme ligjore. Një njoftim i kuq nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar.”
Rashqi ka thënë se fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës – një procedurë tashmë e etabluar pasi Kosova s’është vend anëtar i INTERPOL.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...