Krasniqi në Vushtrri: Qeveria të mos i diskriminojë komunat në baza partiake
Autori: Gazeta inFokus
18:56 | 06 December 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Vushtrrisë, ku së bashku me Kryetarin Ferit Idrizi, kanë ndjekur nga afër punimet infrastrukturore që siç thotë PDK-ja “për transformimin e qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve”.
Në kumtesë thuhet se “kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përgëzuar Kryetarin Idrizi dhe ekipin e tij për punën e madhe në transformimin e qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve”.
“Kryetari Ferit Idrizi, me punën e tij, me modelin e tij qeverisës, vërtetë është kthyer në një model të qeverisjes së mirë që i ka qytetarët në qendër. Me punën e tij, ai po përmirëson mirëqenien dhe jetën e tyre, është duke dhënë shembullin se si duhet të qeveriset në një komunë”, ka thënë Krasniqi.
Më tej, Krasniqi ka thënë se është i inkurajuar me punën e Kryetarit Idrizi dhe Kryetarët tjerë nga radhët e PDK-së anembanë Kosovës, nëpër komunat që ata i drejtojnë.
“Vërtetë kemi dashur që të tregojmë se me PDK-në në qeverisje ne kryejmë punë, mbajmë premtime dhe e lehtësojmë e përmirësojmë jetën e qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos diskriminojë komunat në baza politike partiake, por të bëhet aleat dhe partnere e tyre në shërbim ndaj qytetarëve.
“Nëse duhet të ketë ndonjë shembull se si duhet të jemi në shërbim të tyre, mund të vijnë në Vushtrri ta shohin përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ne sot jemi në përfundim të vitit 2023 dhe, fatkeqësisht, ky vit nuk është prej viteve të suksesshme të Kosovës. Është vit ku ka pasur regres e stagnim në shumë fusha, siç është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare. Por, besoj që secili prej nesh duhet të jetë në nivelin e detyrës për të dhënë maksimumin siç po e jep në Komunën e Vushtrrisë qeverisja lokale në krye me Kryetarin Idrizi”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se të gjitha projektet e nisura po shkojnë sipas planifikimeve.
“Së bashku me Kryetarin Memli Krasniqi, sot kemi përcjellë punimet në rrugën “Pestova”, rrugën “Drenica”, rrugën “Avni Saraqi” dhe punimet për ndërtimin e parkingut të automjeteve në këtë pjesë të sheshit të qytetit. Siç po e shohim, punimet janë duke shkuar sipas planit dinamik dhe qytetarët do të jenë shumë të kënaqur me punën që ne po e bëjmë”, ka thënë Idrizi.

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
































