Drithëron Big Mama: Si i shpëtova vdekjes, humba shokun e ngushtë
Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 02 December 2023
Big Mama ka ardhur në “S’e Luan Topi” me një rrëfim ndryshe për jetën e saj personale, babanë dhe miqtë se saj të ngushtë që ndërruan jetë.
Artistja theksoi se i është falenderuese të atit për gjithçka që është sot, pasi falë mbështetjes së tij, mundi të tejkalonte të gjitha sfidat në rrugën e saj. Pyetjes që ja bëjnë shpesh, “ku e merr këtë energjinë dhe si arrin gjithmon të jesh pozitive”, Big Mama iu përgjigj duke thënë se nuk i kanë ndodhur shumë gjëra të bukura në jetë, por pavarësisht kësaj, vështirësitë e kanë bërë më të fortë.
Big Mama foli për dy tragjedi, në një prej të cilave desh humbi edhe vetë jetën.
Big Mama: Gjithçka që kam arritur në jetë i jam falenderuese babit tim. Unë vij nga Tetova, një qytet i vogël dhe fanatik e kanë quajtur më herët sepse tani kanë ndryshuar kohërat, por që të vijë një vajzë me shpirt rebel kështu si jam unë nga Tetova duhet të kesh për prind një burrë tamam si babi im, që më ka mbështetur, nuk ka dëgjuar fjalët e botës. Prandaj kam dalë e suksesshme prej babit im.
Erjona: Je bërë më e fortë apo më e dobët pas vdekjes së tij?
Big Mama: Jam bërë më e fortë. Jeta të bënë më të fortë. Edhe pse të gjithë e dinë natyrën time, që jam gjithmonë e buzëqeshur, me humor, shpërthyese. Sa herë që më shohin njerëzit ma bëjnë gjithmonë këtë pyetjen, “ku e merr këtë energjinë dhe si arrin gjithmon të jesh pozitive?”. Mua nuk më kanë ndodhur shumë gjëra pozitive në jetë Erjonë, madje mund të them me plotë gojën që kam pasur shumë tragjedira. Kam hequr shumë në jetë, kam pasur një rrugëtim shumë të vështirë, por këto më kanë bërë më të fortë.
Erjona: Pse tragjedira?
Big Mama: Po mund ta fillojmë të themi se qysh në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar.
Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh. Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motori, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë.
Të tjera
-
Policia shqiptoi 1.898 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Specialja të premten me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala
Gjykata Speciale njofton se këtë të premte nga ora 11:00 do të shqiptojë urdh...
-
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Tre persona kanë vdekur në një aksident rrugor pasi GPS-i i makinës së tyre u...
-
Murati del me një njoftim për programin e subvencionimit të energjisë elektrike
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një njoftim për të gjitha fam...
-
Një veturë që po kërkohej nga shteti gjerman gjendet në Vushtrri
Një veturë e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është gjetur dhe sekuest...
-
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas një aksidenti në Serbovc
Një person i cili është aksidentuar më 20 nëntor, ka ndërruar jetë ditën e dj...
-
Ministri Peci publikon mesazhin e një personi që e ofendoi rëndë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e...
-
Gjuajtje me ạrmë në Koliq të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq t...
-
Gjakovë: I dyshuari shkakton aksidentin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Devë të Gjakovës. Një person ka...
-
Zhduket një grua në Podujevë
Një grua është raportuar e zhdukur në Obranqë të Podujevës. Në raport thuh...
-
Patën mosmarrëveshje në rrjete sociale 7 persona të përfshirë në rrạhje e plạgosje me thịkë në Lipjan
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Resinoc të Lipjanit ku pas nj...
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...