Lajme

Operacioni i policisë kundër të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, këta janë emrat e të arrestuarve

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 01 December 2023

Të enjten Policia e Kosovës realizoi një operacion të madh në lagjen “Dragodan” të Prishtinës kundër të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë “Diakos” në Suharekë.

Në këtë operacion u arrestuan katër persona duke bërë që numri i të arrestuarve të shkojë në shtatë. Njëri nga të dyshuarit mbeti i vrarë pas përleshjes me policinë, ndërsa një tjetër u arratis.

I vrarë mbeti Dukagjin Gashi, ndërsa në arrati ende ndodhet vëllai i tij Korab Gashi.

-Advertisement-

Gazeta Insajderi mëson se emrat e të arrestuarve për grabitjen në Suharekë janë Bujar Basha, Mirand Jahiri, Besart Istrefi dhe Trim Baraku.

Të njëjtit ndodhen në ndalim për 48 orë.

Policia njoftoi një ditë më parë se të gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale.

“Vlen të potencohet se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj”, thuhej në njoftim.

Po ashtu u bë e ditur se gjatë këtij operacioni është plagosur një zyrtar policor i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera