Lajme

BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 01 December 2023

Prishtinë, 1 Dhjetor 2023 – BKT Kosova është vlerësuar me çmimin “Banka e Vitit 2023 në Kosovë” nga revista prestigjoze financiare “The Banker” për të tretën herë.

Gjatë viteve të fundit, BKT Kosova ka demonstruar rritje të jashtëzakonshme, duke përforcuar pozitën e saj si një nga bankat me rritjen më të shpejtë dhe më inovative në tregun financiarë të Kosovës. Përqëndrimi strategjik i bankës mbi digjitalizimin në industrinë bankare, i shoqëruar me fokus të veçant në kujdesin ndaj klientëve të saj, ka nxitur suksesin e saj cili rezultoi në fitimin e mirënjohjeve dhe çmimeve si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Z. Suat Bakkal, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT Kosova me këtë rast tha: “Çmimi i Bankës së Vitit në Kosovë” është një tregues i performancës së jashtëzakonshme që BKT Kosova ka arritur gjatë këtyre viteve. Ne jemi shumë krenarë që banka vazhdon të vlerësohet vit pas viti me çmime prestigjioze si ky i fundit nga The Banker. Pavarësisht mjedisit sfidues edhe gjatë këtij viti, ne dëshmuam se jemi bankë e qëndrueshme me rritje të vazhdueshme, duke shpejtuar rritmin tonë të rritjes në të gjithë treguesit financiar. Duke shfrytëzuar përvojën tonë, modelin e diversifikuar të biznesit, si dhe përkushtimin për shërbime dhe produkte inovative bankare, u ofruam klientëve tanë një përvojë të shkëlqyeshme bankare.”

-Advertisement-

“Urime BKT Kosova për marrjen e çmimit për Bankën e Vitit në Kosovë”, tha Joy Macknight, redaktor i The Banker. “Gjyqtarët ishin të impresionuar me përdorimin e teknologjisë së Procesit Robotik të Automatizimit nga banka të cilat ndikojnë në përmirësimin e efikasitet, përmirësimin e përvojës së klientëve dhe angazhimin e punonjësve. BKT Kosova po zbaton vizionin e saj të qartë strategjik për të qenë lideri digjital i fokusuar tek klientët dhe ofruesi i shërbimeve financiare të integruara të Kosovës.”

Ky çmim nga “The Banker” sjellë në pah edhe një here përkushtimin e BKT Kosova si një partner strategjik bankar në tregun finaciar vendor dhe atë ndërkombëtar, duke avansuar vazhdimisht shërbimet e saja bankare si për klientë individë ashtu edhe për biznese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera