Lajme

Kryediplomatja belge: Dialogu është rruga e vetme për normalizim dhe integrim në BE

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 24 November 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës së Belgjikës, Hadja Lahbib, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe rruga e vetme për integrim në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për media, pas takimit me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, ajo ka thënë se nga eksperienca dihet se vetëm me dialog mund të ecet përpara, raporton Klan Kosova.

“Dua ta adresoj temën që ishte në zemër të diskutimeve sot, e që është dialogu Prishtinë-Beograd. Është një çështje që e kam ngritur edhe dje në Beograd me të njëjtin mesazh. De e dimë së progres i madh është arritur në normalizimin e marrëdhënieve, megjithatë tensionet qëndrojnë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

“Ne të gjithë e dimë nga eksperienca se vetëm me dialog mund të ecet përpara në mënyrë të pranueshme për të gjithë popullin. Atë që pe e kërkojmë është de-eskalimi dhe një përkushtim të ri në procesin e normalizimit. Është e vetmja mënyrë që do t’u japë të dyja palëve një rrugë për integrimin në BE”, ka shtuar kryediplomatja Hadja Lahbib.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera