Publikohen pamjet e mustaqeve të Adem Jasharit dhe kockave të gishtit të Isa Boletinit

Autori: Gazeta inFokus
17:19 | 23 November 2023
Gazetari Bujar Vitija ka publikuar disa fotografi të mustaqeve të Adem Jasharit dhe gishtit të Isa Boletinit, për të cilat u raportua se janë ruajtur në zyrën e mjekut ligjor Arsim Gërxhaliut në Institutin e Mjekësisë Ligjore e të cilat dyshohet se janë djegur nga zjarri që përfshiu dy zyre të IML.
“Mustaqet dhe zylyfet e Adem Jasharit dhe kockat e gishtit të Isa Boletinit në fotografi nga Dr. Pleurat Sejdiu. Këto koleksione janë marrë dhe ruajtur nga mjeku ligjor Dr. Arsim Gerxhaliu në zyrën e tij në IML, e cila u dogj para dy ditësh. Dyshohet se zjarri i ka djegur edhe këto koleksione të çmueshme”, ka shkruar gazetari Vitija.
Ai më pas ka ndarë edhe deklaratën e Gërxhaliut ku tha se si kishte marrë një pjesë të mustaqeve të Adem Jasharit.
“Unë u ndala. Murati si Murat të lexon në sy, nuk pat nevojë as me fol. Dhe më tha doktor ky është i yti, e ti merr çka dush. E mora krahun e djathtë të mustaqeve, pak zylyf dhe dhëmbin e syrit të komandantit. I kam ato, bile ka qenë interesant edhe kur e kam bërë identifikimin e Isa Boletinit. Familjarët kur erdhën me marrë, thash një dhembë për kujtim. Tha e kemi ditë që ki me kërku diçka se e dimë që i ke mustaqet e komandantit dhe dhëmbin, por thanë familja ka vendosur edhe diçka tjetër me të dhënë përveç dhëmbit. Gishtin që ai ka gjuajtur 35 vjet. Thjesht ato janë disa gjëra që lidhen shpirtërisht. I mbaj në Institut në zyrën time. Edhe të komandantit Zahir Pajaziti e kam një dhëmbë”, kishte rrëfyer Gërxhaliu.

Të tjera
-
Shefi i NATO’s pritet nga Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjith...
-
Presidentja Osmani: Kosova së shpejti do të prodhojë municione dhe dronë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët me shefin e N...
-
Bien faqet zyrtare të komunave në Kosovë
Që nga e hëna, faqet zyrtare të shumicës prej komunave në Kosovë janë jashtë ...
-
Rutte: Kosova e Serbia të bëjnë kompromiset e duhura në dialog
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit që ka pasur me pre...
-
Rutte: NATO do vazhdojë ta mbështesë normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dalë në një konferencë të p...
-
Osmani në konferencë me Rutten: Bashkë me ju e kemi kthyer Kosovën në një shembull suksesi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në një konferencë të përbashkët ...
-
Katër skenarët për krijimin e Qeverisë së re sipas EWB – A do të bëhet Kurti përsëri kryeministër?
Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit pamundëson krijimin e një qeverie të re ...
-
Policia arreston dy persona tё dyshuar për veprën penale ‘grabitje’
Policia ka njoftuar se janё arrestuar dy persona nё Deçan. Tё njёjtit dysh...
-
RTK-ja ua ndalon gazetarëve dhe moderatorëve reklamimin nëpër rrjetet e tyre sociale
Radiotelevizioni i Kosovës po vazhdon të rritë diktatin mbi gazetarët dhe mod...
-
Masa të shtuara sigurie për vizitën e Ruttes në Kosovë
Para ardhjes së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Kosova ka m...
-
Nis takimi mes shefit të NATO-s dhe Osmanit në Presidencë
Tashmë ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Sekretar...
-
Rutte mbërrin në Presidencë, pritet nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Sekretarin e Përgji...