Aksidentohet një kombi-bus me nxënës në Gurrakoc të Istogut, lëndohen 14 persona

Autori: Gazeta inFokus
16:21 | 23 November 2023
Një kombi-bus me nxënës është aksidentuar me një veturë këtë të enjte në magjistralen Pejë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Gurrakoc, ku kanë mbetur të lënduar 14 persona.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se mes të lënduar janë 12 nxënës, ndërsa dy të tjerë janë shoferë.
“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Më të marrë lajmin policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një kombi-bus me nxënës”.
“E nga ky aksident policia njofton se janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Ai tutje ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe me udhëzimin e mjekut janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës.
“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë lënduar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, ka njoftuar Gashi.
Ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit, njëri nga vozitësit është shoqëruar në njësitin e hetuesisë për aksidente që të japë intervistën si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit.

Të tjera
-
Fillon ndezja e flakadanëve në Prekaz për nder të Epopesë së UÇK-së
Flakadanët janë ndezur në Prekazin legjendar për të shënuar “Natën e Zjarreve...
-
Synimet e dështuara të Serbisë dhe ndikimi i familjes Jashari për lirinë
Sulmet serbe më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 dhe qëndresa heroike e familjes ...
-
Aksident zinxhiror në Vragoli, policia jep detajet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tetë automjete janë përfshirë në një ak...
-
Jashari: Institucionet të flasin më shumë për historinë e Epopesë së UÇK-së
Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka ...
-
21 vjeçarja pas 21 viteve gjenë familjarët e saj
Nesër nga ora 20:00 ekskluzivisht në emisionin Zgjohu, 21 vjeçarja Semra Hazi...
-
“Emrin e saj e mbaj me krenari”, Sala Jashari flet për gjyshen heroinë që dha jetën në përballjen e ashpër me ushtarët serbë me 7 mars 1999
Sala Jashari, 25 vjeçarja nga Prekazi i Skenderajt, tashmë deputete e zgjedhu...
-
Arrestohet një grua në Leposaviq, pranon se e bëri motrën e vet për spital
Në Leposaviq është arrestuar një grua, pasi e njëjta dyshohet se e ka rrahur ...
-
Haradinaj takon ambasadoren kanadeze në Kosovë: Kanadaja, partner i rëndësishëm strategjik
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në ...
-
Pas deklaratave të Trump për ạrmët bërthạmore, Rusia thotë se është e hapur për bisedime
Teksa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në përpjekje diplomatike p...
-
Kryeprokurori Isufaj takohet me ambasadorin francez, diskutojnë për sundimin e ligjit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur sot ...
-
Kurti takon Koordinatoren e OKB-së, flasin mbi rëndësinë e drejtësisë për viktimat e dhụnës sẹksụale gjatë lụftës
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara n...
-
Flakạdanët e Epopesë së UÇK-së do të ndizen edhe në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sonte në orën ...