Mira Muratit s’po i ecën mirë në OpenAI, stafi kërkon rikthimin e shefit të vjetër
Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 21 November 2023
Kompania Microsoft u ka ofruar pagat e njëjta çdo personi që i bashkohet atyre nga kompania e zhytur në krizë, OpenAI.
Sam Altman u shkarkua në mënyrë kontroverse nga posti i CEO-s të premten, duke çuar kështu në një ofertë pune në Microsoft për të drejtuar “një ekip të ri të avancuar për AI (inteligjencë artificiale)”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pothuajse secili pjesëtar i stafit në OpenAI ka kërcënuar me largim nëse ai dhe bashkëthemeluesi Greg Brockman nuk kthehen në vendet e tyre të punës.
Është ende e paqartë nëse Altman do t’i bashkohet përfundimisht Microsoft-it, kompani e cila është investitori më i madh i OpenAI deri më tani.
Evan Morikawa, një menaxher në OpenAI, ka thënë se 743 nga 770 punëtorët e OpenAI kanë nënshkruar një letër duke i bërë thirrje bordit të dorëhiqet – ndërsa edhe vetë stafi ka kërcënuar me largim nëse nuk u plotësohen kërkesat.
Në letër ata thonë se u janë ofruar vende pune në Microsoft – diçka që zyrtari kryesor teknik i gjigandit, Kevin Scott, e ka konfirmuar tashmë, duke i thënë stafit se “nëse është e nevojshme” ata do të punësohen nga Microsoft-i në një rol që “përputhet me kompensimin tuaj”.
Ndërkaq, Kryeshefja ekzekutive e përkohshme e OpenAI, Mira Murati planifikon të ri-punësojë paraardhësin e saj të shkarkuar Sam Altman dhe ish-presidentin Greg Brockman në një cilësi që ende nuk është finalizuar, sipas njerëzve me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje, ka raportuar dje “Bloomberg”.
Murati, e cila mori detyrën të premten pasi bordi shkarkoi Altmanin, po negocion me Adam D’Angelo, CEO i Quora Inc., i cili po vepron si përfaqësues i bordit OpenAI, tha se njerëzit kërkuan të mos identifikoheshin sepse negociatat janë private dhe po vazhdojnë. Brockman, i cili ishte gjithashtu anëtar bordi, dha dorëheqjen në shenjë proteste disa orë pas largimit të Altman.
Edhe pse Murati po punon për të rikthyer Altman dhe Brockman, anëtarët e bordit të OpenAI po kërkojnë gjithashtu të punësojnë CEO-n e tyre për të pasuar Altmanin, tha për “Bloomberg” një person me njohuri të drejtpërdrejta me zhvillimet. Zgjedhja e një CEO tjetër do të vinte si një qortim thumbues për investitorët, të udhëhequr nga Microsoft Corp. dhe Thrive Capital, të cilët i kanë kërkuar bordit të largohet dhe duan që Altman të rikthehet në detyrë. /Klankosova.tv
Të tjera
-
Lushtaku: Lagja IV, Runiku e Syrigana të bashkuar për fitoren e PDK-së
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, po vazhdon vizitat e tij gjithandej Kosov...
-
Ganimete Musliu takon familjen e komandantit Gani Imeri, i cili ndërroi jetë para disa muajsh
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është takuar me ...
-
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Përvoja e emisarit të ri për dialogun ndihmon në avancimin e marrëdhënieve
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me emisarin e ri të...
-
Rrëzohet avioni mjekësor me gjashtë persona në bord, bie mbi vetura e shtëpi në Filadelfia
Një aeroplan i vogël transporti mjekësor është rrëzuar në një zonë të banuar ...
-
Mërgim Lushtaku: Mazgiti i Obiliqit mbrëmë tregoi se është 100% i bindur se Kosova mundet ma mirë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka vizituar mbrëm...
-
Bedri Hamza: Pas 9 shkurtit, do ta kemi një qeveri që punon dhe mban fjalën
Bedri Hamza e ka publikuar një video të re, me të cilën paralajmëron një stan...
-
Për 24-orë 66 aksidente, 19 me të lënduar e 47 me dëme materiale
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 39 tiketa trafiku. ...
-
Ky është parashikimi i motit për sot
Gjatë ditës së shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas In...
-
Një grua në Pejë sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj
Një grua nga Peja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosm...
-
Studentët nga Beogradi arritën në këmbë në Novi Sad
Mijëra studentë që u nisën pardje (enjte) në mëngjes nga Beogradi arritën mbr...
-
Bedri Hamza sot do të mbajë tubim me qytetarët e Vushtrrisë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot ...
-
Diplomati danez Peter Sorensen nis zyrtarisht punën si emisar i ri i dialogut Kosovë – Serbi
Nga sot zyrtarisht në krye të dialogut Kosovë-Serbi do të jetë diplomati nga ...