Osmani thotë se Kosova dhe Shqipëria kanë synime drejtë integrimeve evropiane

Autori: Gazeta inFokus
20:14 | 21 November 2023
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë synime drejtë integrimeve evropiane.
Ajo bashkë me kryeministrin Albin Kurti ishin të pranishëm në ceremoninë e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë ku u shënua 111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Osmani u shpreh se ndjehet shumë e nderuar që në emër të popullit të përcjellë urimet më të ngrohta për Ditën e Pavarësisë.
“28 nëntori, shënon njohjen e Shqipërisë si shtet, por kjo datë e kthen në kujtesë edhe 28 Nëntorin e 1443, kur Skënderbeu shpalli të parin projekt integrues evropian, kur shqiptarët e bartën vulën e tij. Sot shteti shqiptar e mishëron projektin me shtetin, paqen dhe fqinjët”.
“Bashkëpunimi ynë në mbrojte të integritetit, zhvillimit të institucioneve e të tjera, janë themele tona të përbashkëta. Kemi detyrimit të punojmë së bashku për brezat që vijnë pas nesh, duke ruajtur atë që kemi ndërtuar me mund e sakrifica. Së bashku do të japin kontribut duke ecur përkrahë njëra tjetrës”, theksoi Osmani.
Kurse kryeministri Albin Kurti, tha se festimi i 28 Nëntorit është në kohën e duhur.
” 28 Nëntori është datë themeltare e pavarësisë. 28-shi i Skënderbeut, Ismajl Qemajlit e Adem Jasharit janë filli historik i shqiptarëve. Shumë gjak, lot e djersë janë derdhur që ne të përparojmë”, tha Kurti.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se duhet të punohet bashkërisht drejtë një të ardhme më të mirë.
“Sot Shqipëria ka shumë arsye që të festoj krenare. Krenare për forcimin e shtetit të së drejtës, anëtare e palëkundur e NATO-s, Këshillit të Sigurimit dhe UNESCO. Secili prej jush të krenohet me të kaluarën tonë të lavdishme, të vazhdojmë të frymëzohemi nga 28 Nëntori 1912”, tha Malaj./rtk/

Të tjera
-
Dyshohet se dhunọi vajzën me të cilën ishte në lidhje, arrestohet një person në Malishevë
Policia ka njoftuar se dje është arrestuar një person në Malishevë pasi dysho...
-
Dyshohet se dhunọi një grua në Obiliq, arrestohet një person
Një person është arrestuar për një rast të dhunimit i cili është raportuar të...
-
Kurti nuk u paraqit në Prokurori, Oda Ekonomike Amerikane: Të gjithë duhet resepektuar ligjin
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka theksuar se sundimi i ligjit është gurth...
-
27 vjet nga beteja historike në Prekaz, sot nis Epopeja e UÇK-së
Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrin...
-
Numërohen afër 80% të votave me kusht
KQZ-ja ka përditësuar rezultatet e partive politike nga votat me kusht. Pë...
-
Osmani: Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës
Sot nis Epopeja e UÇK-së. Me rastin e kësaj dite, ka shkruar presidentja e...
-
Veteranët me agjendë të veçantë për 27-vjetorin e Epopesë
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet s...
-
Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut
Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrësh...
-
KRU “Prishtina” tregon se në cilat zona të kryeqytetit do të intervenojë sot
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se sot ekipet e...
-
Përplasje në distancë mes Trumpit dhe Trudeau-s, për tarifat tregtare
Donald Trump dhe Justin Trudeau janë përplasur në distancë për tarifat që pre...
-
Shqipëria bëhet pjesë e programit `Military Erasmus` për kadetët
Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes...
-
Walker: “Thaçi, Veseli e Krasniqi po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj”
Udhëheqësi i Misionit Verifikues të OSBE-së në kohën e luftës në Kosovë, Will...