Sport

“Gjermania o mor’ vllazën nuk është si përpara”, festa e futbollistëve kuq e zi vazhdoi edhe në aeroport

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 18 November 2023

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë vazhduar festen dhe këngën edhe në aeroport pasi siguruan kualifikimin në Euro 2024.

Shqipëria luajti baras 1-1 në udhëtim te Moldavia në ndeshjen e raundit të nëntë të Grupit E.

Ky barazim bëri që kombëtarja shqiptare të sigurojë tashmë kualifikimin për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

-Advertisement-

Me të përfunduar ndeshja, emocionet ishin të shumta, por edhe festa ishte e madhe në fushë dhe në zhveshtore.

Megjithatë, e gjitha nuk përfundoi në stadiumin “Stadionul Zimbru”, pasi futbollistët shqiptarë e vazhduan festën.

Emra si Elseid Hysaj, Taulant Seferi, Ylber Ramadani dhe Mirlind Daku u panë duke e ‘djegur’ në aeroport teksa prisnin për t’u kthyer në Shqipëri.

“Gjermania o mor’ vllazën nuk është si përpara”, ishte kënga me të cilën vallëzonin, festonin dhe qeshnin lojtarët kuqezi.

Shumica e lojtarëve veçse ishin ‘spektatorë’, ndërsa vëmendjen e fituan nga të gjithë brenda aeroportit që incizonin me telefonat e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera