Kurti thotë se draft-statuti i Asociacionit është më i avancuari, por si e shohin opozita dhe njohësit e politikës
Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 15 November 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga marrëveshja bazike, Kosova përfiton njohjen de facto nga ana e Serbisë, por kjo e fundit sipas tij, nuk po e zbaton dhe po e shkelë atë.
Kurti kritikoi ndërmjetësuesit se nuk po e ndëshkojnë Serbinë për shkelje të marrëveshjes.
“Marrëveshja bazike është njohje de facto. Problemi është që Serbia nuk po e zbaton dhe po e shkelë. Marrëveshja bazike është njohje de facto. Ajo duhet respektuar dhe duhet zbatuar. Në vend që të respektohet dhe të zbatohet, Serbia as s’po e zbaton edhe po e shkelë. Nuk më përket e vetëm mua të flas si palë në anën tjetër të tryezës, i përket ndërmjetësve që ta thonë këtë gjë hapur”, tha Kurti.
Kryeministri i vendit në një intervistë për ATV thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i propozuar nga pesëshja e emisarëve ndërkombëtarë, është më i avancuar se ai i viteve 2013 e 2015.
“Më datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe aty më 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft statut.
Është e qartë se ai draft statut është pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë.
Pra, së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës e që është shteti demokratik, Republika e Pavarur e Kosovës dhe në anën tjetër, megjithatë, unë kam dërguar vërejtjet, komentet, kritikat e mia për këtë draft me datën 24 tetor, me qenë se natyrisht nuk është një draft i cili do të shkruhej prej meje saktësisht asisoj”, tha ai.
Kurti thotë që dallimi kryesor tij është korniza, që sipas kryeministrit, është themeli se ku ky draft beson që do të zbatohet.
“Për këtë arsye, edhe unë kam thënë se është i pakrahasueshëm me të tjerët, që përafroheshin në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 dhe ku në fakt nuk kishte barazi midis palëve”, tha ai.
Por, si e sheh këtë draft lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi?
Për kryetarin e PDK-së, është hera e parë që ka draft të tillë të Asociacionit.
“Kurrë Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje, ka pasur inicializim por jo nënshkrim. Ai mundet sot me inicializu në Bruksel marrëveshje. Këto janë të pavërtetat e Kurtit”, tha Krasniqi.
Tutje shtoi se Asociacioni që ka pasur me u kriju në të kaluarën ka qenë komplet pa kompetenca ekzekutive në asnjë rrethanë.
“Në momentin që është bërë Kurti, kryeministër qasja e tij ndaj dialogut dhe partnerëve ndërkombëtar ka pasur reperkusione dhe ne i kemi thanë në vazhdimësi”, tha Krasniqi në emisionin “Politiko”.
Sipas tij pas shumë mashtrimeve, prej qëllimit madhor por me arrit një marrëveshje finale të përqendruar në njohje të ndërsjellë, në Bruksel morëm përsëri marrëveshje të përkohshme të përqendruar në Asociacion, në autonomi.
“Ky draft i Asociacionit është pa njohje, kjo është super Zajednicë. Ky tekst nuk jam i sigurt që e kalon testin e kushtetutshmërisë”, u shpreh Krasniqi.
Ndërkaq, njohësit e politikës janë të ndarë sa i përket asaj nëse Asociacioni ka ose jo kompetenca ekzekutive.
Ndonëse profesori Bujar Dugolli, e konsideron që draft-statuti i fundit i Asociacionit të komunave më shumicë serbe është më i avancuari që ka qarkulluar deri më tani. Për avokatin Valdet Hoxha i njëjti draft përmban elemente ekzekutive.Dugolli për RTV Dukagjini ka thënë se ky draft-statut i Asociacionit nuk ka elemente ekzekutive të pushtetit jashtë komunal.
Sipas Dugollit, me këtë draft, komunave nuk i merren asnjë kompetencë për t’iu bartë ndonjë institucioni tjetër.
Por kështu nuk mendon edhe avokati Hoxha.
“Ka elemente ekzekutive, fatkeqësisht po se ndryshe nuk do të ishte ky vrull kaq i madh. Nëse e shohim draftin deri në këtë fazë, ai i ka simbolet, flamurin, stemën, kuvendin, mundësi vija direkte të financimit nga Serbia në kuptim të ndihmës është e kamufluar si e tillë, ka aftësi të hapjes së zyrave ndërlidhëse, dhe të gjitha këto nuk do të kishin kuptim pa një pushtet ekzekutiv”, thotë Hoxha.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lok...
-
Raportohet se një nga viktimat në Gjermani është fëmijë
Anëtari i Këshillit Federal Gjerman, Reiner Haseloff ka reaguar pas sulmi...
-
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Fundviti po na bashkon me mërgimtarët. Mijëra bashkatdhetarë kanë marr...
-
Publikohet momenti i sụlmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë
Sipas mediave gjermane ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku ...
-
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – publikohen pamjet e arrestimit të tij nga policia gjermane
Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh ...
-
Osmani reagon pas sụlmit në Magdeburg: Populli i Kosovës qëndron krah atij të Gjermanisë!
Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me ...
-
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, Bild: Të paktën 11 të vdẹkur e 80 të plagosur
BILD raporton duke u thirrur në burime se në sulmin në tregun e Krishtëlindje...
-
Makina u fut mes turmës, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, reagon Scholz
Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, pas...
-
Hovenier e konfirmon se FBI po e heton sụlmin në Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se sulmin terro...
-
Fundjavë me mot të ndryshueshëm, paralajmërohen ngrica
Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Sipas ...
-
Hovenier: Plotësisht e vërtetë se kemi pasur dallime serioze me Qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur qëndrimin...
-
Kurti publikon foto me Ramën: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e nënshkrrimit ...