Lajme

Ngjarjet e datës 15 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 14 November 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tryezën me temën: “Pjesëmarrja e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve”. Marrin pjesë përfaqësues të subjekteve politike, gra deputete që përfaqësojnë subjekte politike në Kuvendin e Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të KOSTT për vitin 2022 dhe Raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) shënon “Ditën e informimit për komunitetet”. Marrin pjesë kryeministri, Albin Kurti e ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla.(Salla e sportit të Akademisë, Vushtrri, ora 12:00)

-Advertisement-

Këshilli i Nxënësve në nivel komunal mban Kuvendet zgjedhore të Këshillave të Nxënësve të Komunave të mëdha në Kosovë, organizuar nga KYC. (Gjakovë, Pallati i Kulturës, salla solemne, ora 13:00-15:00)

Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 14:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, ora 15:00)

ETEA organizon ligjëratën me profesor Gëzim Selacin me temë “Universiteti mes formimit kulturor dhe profesional të individit”. (Objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 19:00)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera