Lajme

Kur do t’i takojë Kurti pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, të cilëve u premtoi edhe shtesa

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 14 November 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për protestat dhe pakënaqësitë që shfaqën para pak javësh Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, transmeton Reporteri.net. 

“Unë kam dhënë një qëndrim shumë të qartë, i cili është racional sa i përket shtesave të rrezikshmërisë. Janë shtatë kategori me shtesa prej 45 euro deri në 150 euro në muaj. Njësia Speciale Intervenuese do t’i ketë 150 euro në muaj dhe mendoj se kjo nuk është pak”, u shpreh Kurti.

Kurti ka premtuar se edhe do t’i takojë.

-Advertisement-

“Unë do t’i takoj po sa të kthehem, do të thotë këtë javë që vjen dhe kjo 150 euro është… deri vonë kemi pasur pagën minimale për personat nën 35 vjeç 130 euro, për ata mbi 35 vjeç i kemi pasur 170 euro. Kjo është shtesë e rrezikshmërisë dhe rrezikshmërinë ne do ta zvogëlojmë jo veç me shtesa, por me pajisje gjithnjë e më moderne për pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese për të cilët unë jam shumë mirënjohës për kontributin që japin, por zgjidhja duhet të jetë racionale në Kosovë dhe nëse e shikoni me e krahasu me bruto produktin vendor për kokë banori, është mbi vendet e Evropës Perëndimore”, u shpreh Kurti, në Context të ATV-së.

Sipas propozimit të Qeverisë, lartësia e shtesave do të jetë e ndryshme për 7 kategori, dhe do të sillen nga 45 deri në 150 euro.

Shtatë kategori të pozitave në këtë institucion pritet që me pagat e nëntorit t’i marrin edhe shtesat, të cilat sillen nga 45 deri në 150 euro dhe që pritet të merren në mënyrë retroaktive edhe për muajt që nga miratimi i Ligjit të pagave.

Sipas propozimit, pjesëtarët e njësive elitare (Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt) do t’i marrin nga 150 euro shtesë në pagën bazë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera