Serbia blen pikturën e shqiptarit me kostum popullor të realizuar nga piktori malazez, Vuçiq e konsideron pjesë të trashëgimisë kulturore serbe
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 13 November 2023
Qeveria serbe ka blerë për muzeun kombëtar një pikturë të një autori malazez me motive shqiptare.
Vepra e titullar “Bashibuzuk” e realizuar nga artisti malazez Paja Jovanoviç në vitin 1858 është blerë nga autoritet e Beogradit në një ankand në Londër për shumën 350 mijë euro.
Paratë janë pjesë e fondit qeveritar serb për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Piktura ka motive shqiptare dhe sipas biografëve të autorit është realizuar në Mal të Zi dhe pasqyron shqiptarët që jetonin në këtë shtet shekuj më parë.
Jovanoviç gjithashtu ka një sërë veprash të tjera të realizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe që pasqyrojnë Shqipërinë nën pushtimin otoman.
Muzeu i Beogradit bëri të ditur në një njoftim për mediat se vepra të tjera të kulturës serbe do të jenë pjesë e fondit artistik të këtij institucioni.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi në një intervistë për mediat se qeveria do të jap një fond prej 30 milionë eurosh për të blerë në ankande vepra që sipas tij janë të trashëgimisë kulturore serbe.
“Dëshiroj që të gjitha artefaktet tona që janë nxjerrë jashtë vendit, të kthehen në Serbi, sepse kështu bën një shtet i pavarur, serioz dhe i përgjegjshëm. Le ta kthejmë atin në vendin tonë, të paguajmë sa të mundeni dhe t’ia japim këto vepra Muzeut të Qytetit, Muzeut Kombëtar, Muzeut të Artit Bashkëkohor, t’ia tha ai për Happy TV”.
Vuçiq theksoi se këto sende i përkasin Serbisë si dhe të gjithë qytetarëve të saj.
“Ne do t’i kthejmë ato në vendin tonë, qofshin piktura, skulptura dhe çdo gjë që i përket thesarit kulturor të Republikës së Serbisë,” theksoi ai.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...