Lajme

Gërvalla merr pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, diskutohet për sigurinë në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 13 November 2023

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Gërvalla ka thënë se aty do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit dhe siguria në Evropë.

Ajo mes tjerash përmendi edhe sulmin që ka ndodhur më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

-Advertisement-

“Sot do të marr pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Evropë”, shkroi Gërvalla në platformën X.

“Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paraushtarak i Serbisë i 24 shtatorit ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera