Kur është koha e duhur për të ngrënë darkë, çfarë duhet të dini?
Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 10 November 2023
Me siguri keni dëgjuar që ngrënia gjatë natës është rruga e sigurt drejt shtimit në peshë. Por pavarësisht këtyre këshillave, kur vjen puna tek të ngrënit, gjërat nuk janë kurrë bardhë e zi.
Në të vërtetë, ngrënia e disa ushqimeve të caktuara gjatë natës mund ta përshpejtojë arritjen e objektivit për një peshë ideale. Njerëzit janë më pak aktivë gjatë natës, që do të thotë se djegin më pak kalori.
Por nga ana tjetër, darka është periudha kur njerëzit kanë më shumë gjasa të konsumojnë kalori të panevojshme.
Ja disa strategji suprizuese që do t’ju ndihmojnë jo vetëm të humbisni në peshë, por edhe të përformoni më mirë në palestër.
Mos konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë glicemie që të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
Nisja e mbarë e ditës në të vërtetë nis që në mbrëmje
Studimet kanë treguar se ajo çfarë hani në darkë mund të ndikojë në kundërpërgjigjet e trupit ndaj ushqimit që do të hani për mëngjes të nesërmen. Optimizimi i sheqerit në gjak është i rëndësishëm jo vetëm për të përmirësuar rënien në peshë, por për mirëqenien në përgjithësi.
Mbani nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll duke kombinuar ushqime me nivel të ulët glicemie siç janë thjerrëzat, fasulet e zeza, patatet e ëmbla ose gjoksin e pulës dhe salmonin.
Jo të gjithë karbohidratet të shëndoshin
Aktiviteti fizik ka një ndikim të pakundërshtueshëm në proceset e trupit dhe metabolizëm. Kur ushtroheni, trupi ndryshon mënyrat si përpunon ushqimin. Këto ndryshime i çojnë ushqyesit aty ku nevojiten me të vërtetë.
Për shembull, pas stërvitjes muskujt përthithin më shumë karbohidrate.
Mos i shmangni karbohidratet pas aktivitetit fizik, vetëm sepse është shumë vonë. Hani karbohidrate si patate të ëmbla dhe banane për të furnizuar muskujt dhe energjinë.
Karbohidratet në mbrëmje mbajnë urinë nën kontroll
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ngrënia e karbohidrateve në mbrëmje ose në darkë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të oreksit gjatë ditës. Studimet treguan se njerëzit që konsumojnë shumicën e karbohidrateve në darkë përjetonin ndryshime hormonale që pakësonin urinë. Aftësia për të kontrolluar urinë është një strategji kryesore për një rënie në peshë të suksesshme.
Konsumoni bulmet si kos, qumësht, por edhe bukë me drithëra të plota, pak oriz ose makarona.
Proteinat në darkë ndihmojnë muskujt
Ngrënia strategjike përpara fjetjes mund të optimizojë përpjekjet e muskujve. Sportistët konsumojnë vakte të pasura me proteina si qumësht, djathë, kos dhe pluhur proteinash përpara se të flenë për të ndihmuar muskujt të jenë më të fortë
Kur është koha e duhur?
Gjëja kryesore që duhet të dini? Më mirë të mos shkoni menjëherë në shtrat pas ngrënies së darkës. Darka duhet konsumuar të paktën dy orë para se të shkoni në shtrat. Krahasuar me ata që flenë menjëherë pas darkës, ata që flenë 2 ose më shumë orë pas ngrënies së darkës kanë pasur një reduktim prej 20% në rrezikun e shfaqjes se qelizave të dëmshme. Një ulje e ngjashme e rrezikut të sëmundjeve të këqia u vërejt edhe tek pjesëmarrësit që kishin konsumuar darkë para orës 21.00 në krahasim me ngrënien e darkës nga ora 22.00.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...