Vazhdon mundësia e ëndrrave për studentë: KEDS dhe Universiteti i Prishtinës nënshkruajnë memorandumin
Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 08 Nëntor 2023
KEDS ka nënshkruar të mërkurën Memorandumin e Mirëkuptimit me Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”, dhe me Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri në kuadër të UP-së, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të mëtejmë të shkathtësive për studentët në Programin për Energji, Mjedis dhe Lidership.
Memorandumi është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, z. Alpin DOĞAN, nga Rektori i UP, z. Qerim Qerimi dhe nga Drejtoresha e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri brenda Universitetit të Prishtinës, znj. Majlinda Daci.
“Jemi të lumtur që po vazhdojmë këtë formë të bashkëpunim dhe po fillojmë këtë program me një qasje më ndryshe nga ajo deri me tani. Përmes KEDS Academy ne tashmë kemi trajnuar më tepër se 500 studentë, mbi 70 për qind e të cilëve tashmë janë të punësuar në kompani. Përderisa, një numër i konsiderueshëm i të tjerëve punojnë në shtetet më të zhvilluara të botës, si në Amerikë, në Gjermani e në vende të tjera. E gjithë kjo falë përvojës që kanë fituar gjatë programit të KEDS Academy. Synimi ynë është që këta studentë të trajnohen me metodat më të avancuara dhe të bëhen pjesë e kompanisë”, tha z. Dogan.
Mjaft i kënaqur është shprehur të jetë edhe Rektori Qerimi. “Është kënaqësi e madhe ta nënshkruaj këtë marrëveshje. Ky është një benefit direkt për studentët tanë. Ne jemi në kërkim të vazhdueshëm të partnerëve tanë për të na mbështetur në këtë çështje, prandaj faleminderit për gatishmërinë dhe bashkëpunimin”, tha z. Qerimi.
Efikasiteti i KEDS-it e ka entuziazmuar udhëheqësen e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri të UP-së, e cila do të jetë implementuese e programit për Energji, Mjedis dhe Lidership. “Është kënaqësi të shohësh që me një takim kjo çështje u bë realitet dhe sot po nënshkruhet marrëveshja. Prandaj, faleminderit për gatishmërinë dhe bashkëpunimin”, tha znj. Daci.
“Ky projekt është një mundësi ëndrrash për studentët përfitues. Ne do ta marrim si shembull këtë program të KEDS-it, dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që të inkurajojmë edhe kompanitë e tjera që të bëjnë projekte të ngjashme dhe bashkëpunime në të mirë të studentëve”, tha znj. Njomza Llullaku, Prorektore për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve.
Përmes programit të KEDS Academy, i themeluar që nga fillimi i operimeve të kompanisë, synohet që të krijohen liderët e së ardhmes. Gjatë muajit nëntor fillon programi i trajnimit për gjeneratën e 11-të, duke bërë që KEDS Academy të jetë program mjaft i suksesshëm në aspektin profesional dhe i rëndësishëm në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës në sektorin e Arsimit në Kosovë.
KEDS Academy, gjithashtu është treguar të jetë mundësia më e mirë për të rinjtë që duan të punësohen në KEDS, si një nga kompanitë më të mëdha në vend.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...


































