Lajme

Nesër Bislimit i dorëzohet Raporti i KE-së për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 07 November 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret nesër në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ambasadori Szunyog do t’i dorëzojë zëvendëskryeministrit Bislimi Raportin për Vendin 2023 për Kosovën nga Komisioni Evropian.

ZKM njofton se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në orën 17:10.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadori Szunyog, pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të prezantojnë të dhënat e Raportit për Vendin 2023.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera