Rozë

“Brenda një viti kam humbur dy fëmijë dhe babain”, banorja e BBV tregon historinë rënqethëse

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 01 November 2023

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Ledi Vokshi ka treguar historinë e saj në një diskutim me banorët e tjerë.

Ledi tha se brenda një viti ka humbur dy fëmijë dhe babain e saj.

“Brenda një viti kam humbur dy fëmijë dhe babain” u shpreh ajo.

-Advertisement-

“Babai im gjithmonë ka luftuar për të pasur liri në jetën e vet. Unë që nga mosha 18-vjeçare kam punuar gjithmonë, që kur të kenë nevojë mami e babi, unë të jem aty për ta.”

“Edhe pse i kam arritur gjithmonë qëllimet e jetës në profesion, prapë nuk arrita që të jem aty për babin tim.”

Alby teksa e mban në përqafim i thotë: “Nuk duhet ta marrësh ashtu, sepse ti ke luftuar për të. Dhe tani mendoje që babi të shikon dhe e di çfarë ke bërë për të e sa je munduar. I ke dy fëmijë të bukur, që mund te bësh për ta, atë çfarë ke dashur të bësh për babain.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera