Kusari-Lila: Kosova nuk vuri parakushte në Bruksel, Borrell na barazoi me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 31 October 2023
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, ka demantuar deklarimin e Shefit të Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, kur tha se bisedimet e fundit në Bruksel dështuan pasi secila palë vuri parakushte.
Në emisionin DPT te Fidani, në ATV, ajo tha se Kosova nuk vuri parakushte, vetëm kërkoi nënshkrim si bazë për zbatimin e marrëveshjes, shkruan Reporteri.net.
“Në fakt, Kosova nuk ka pasë parakushte. Kosova ka kërku me nënshkru marrëveshjen, për Kosovën është e rëndësishme procesi i integrimit.”
“Në aspektin e deklarimeve, zoti Borrell ka pasur gjithmonë këtë tendencën që me anu fajësinë gjithmonë kah Kosova. Nënshkrimi i marrëveshjes është bazë, nuk është parakusht”, tha ajo në ATV.
Ndërsa parakushtet e Serbisë, Kusari-Lila i quajti flagrante.
“Serbia ka thënë që s’e pranon asnjëherë Kosovën si shtet të pavarur, që nuk pranon të ketë ulëse ne OKB, që nuk pranon çështjen e respektimit të integritetit territorial të Kosovës që është me të vërtetë flagrante, sidomos pas 24 shtatorit. Këto janë mosmundësitë e nënshkrimit të marrëveshjes”.
Ajo tha se Kosova ka ndërmarrë hapa shumë të rëndësishëm për komunitetet, më shumë se disa shtete tjera evropiane, për të pasur sukses dialogu.
“Ne si shoqëri, si shtet i ri kemi marrë obligime të cilat në aspektin edhe Kushtetutës edhe ligjeve kalojnë edhe vendet më të avancuara të Bashkimit Evropian në raport me të drejtat e komuniteteve. Tash është çështje e zbatimit dhe integrimit të plotë”, tha ajo.
Të tjera
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...