Lajme

Kurti: Serbia vazhdon të refuzojë – Po të ishte në dorën tonë do të kishim marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 30 October 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët e QUINT-it.

Kurti i informoi ata rreth zhvillimeve të fundit në dialogut Kosovë-Serbi.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për BE-në dhe SHBA-në në përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

-Advertisement-

I pari i Qeverisë Kosovës shtoi se Serbia po vazhdon ta refuzojë Marrëveshjen Themelore.

“Po ashtu, Kurti iu ka theksuar ambasadorëve se po të ishte në dorën e Kosovës, marrëveshja tashmë do të nënshkruhej dhe do të fillonte zbatimi i saj”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera