Molliqaj: Pas sulmit terrorist, Kurti po ia bën dhuratë Vuçiqit Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus
22:48 | 26 Tetor 2023
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e quajtur këtë një dhuratë për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit
“Mbas edhe asaj që e quajtën një zhvillim dramatik i 24 shtatorit, tash dhuratë presidentit të Serbisë po ia bëjnë Asociacionin”.
Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, duke pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në Debat Plus, Molliqaj ka deklaruar se procesi i formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe po bart përgjegjësitë më të mëdha në duar të autoriteteve të Beogradit.
Ai ka thënë se kjo do ta çojë në një pozicion më të dobët Kosovën, duke e larguar atë nga procesi i integritetit të saj territorial.
“Është duke vrapuar me nënshkru draftin e Asociacionit që e paska pranuar formalisht publikisht. Ky është lajmi keq për Kosovën, jo vetëm për shkak që e bëri Kurti, por kushdo që do ta bënte këtë, sepse ky institucion do t’u bartet serbëve të Kosovës, të cilët janë më larg nga institucionet dhe integrimi i Kosovës në krejt historinë e Kosovës. Domethënë kurrë ma larg serbët nuk kanë qenë të shtetit të Kosovës dhe ti po jua bart një pushtet të fuqishëm që për ne dhe për secilin që do me lexu është autonomi, ata mund ta quajnë si duan me emër, por është autonomi territoriale politike, është identitetet politik në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Molliqaj gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Kurti se po e kryen këtë proces për qëllime personale dhe për ta mbajtur kredibilitetin dhe popullaritetin e tij në opinionin publik.
Ai ka theksuar se veprimet e Kurtit deri më tani kanë pasur më shumë pasojë negative sesa pozitive për Kosovën.
“Prandaj, unë besoj që Kurti paraqet rrezik, sepse krejt bilancin nëse duam të bëjmë të veprimeve të tij në dialog kanë qenë vetëm sa për ta ruajtur kredibelitetin e tij, popullaritetin e tij dhe mbështetësit e vet. Përndryshe, nëse e shikon procesin tash që i erdhi fundi, e kupton që Kosova nuk ka fituar asgjë prej veprimeve të tij, ka vetëm minusa”, ka deklaruar Molliqaj.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...

































