Lajme

Ndërprerja e punimeve në “Rrugën A”, të enjten protestohet në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 25 October 2023

Të enjten në mesditë do protestohet në lagjen Kalabria në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin për ndërprerjen e punimeve në projektin “Rruga A”.

Protesta është thirrur nga 12:00 përmes një faqeje në Facebook, ku bëhet thirrje që kundërshtohet vendimi i Gjykatës Komerciale.

“Njoftoheni se të enjten më dt. 26.10.2023 do të organizohet protesta paqësore lidhur me pezullimin e projektit në “Rruga A”(Jim Xhema), e cila lidhet me kolektorin në lagjen Kalabria, përkatësisht në rrugën ‘Ali Vitia’”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Protesta ka për qëllim shprehjen e qëndrimit tonë paqësor lidhur me pezullimin e punimeve tek ‘Rruga A’ dhe të planit rregullativ për lagjen. E njëjta do të zhvillohet dhe organizohet në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ruhet rendi dhe qetësia publike”.

Qytetarët janë ftuar që të grumbullohen pikërisht në rrugën “Ali Vitia”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera