Lajme

Kosova është vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar si grua

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 24 October 2023

Kosova është vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar si grua, sipas të dhënave të Indeksit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të vitit 2023, të lansuar të martën. Siç ka shkruar “Euronews”, më keq se Kosova është vetëm Ukraina dhe Azerbajxhani.

Indeksi është krijuar nga Instituti i Oslos për Kërkime Paqeje (PRIO).

“Vendet e dyta dhe të treta më të këqija për të qenë femra në Evropë janë Kosova dhe Azerbajxhani, përkatësisht”

-Advertisement-

Mediumi ka nxjerrë raportin vetëm për Evropë, ndërsa në ranglistën botërore Kosova qëndron në pozitën e 100-të. Në të dhëna janë matur përfshirja, drejtësia dhe siguria për gratë. Janë përdorur 13 matës nga shkollimi deri te ligjet e punësimit e tek perceptimi për sigurinë dhe dhunën.

Nëntë nga dhjetë shtetet më të mira të botës për të qenë grua janë në Evropë. Danimarka i prin listës, me trefish më shumë pikë se Afganistani që është vendi i fundit. Pas Danimarkës, në renditje janë Zvicra dhe Suedia.

Ukraina është e fundit në Evropë, nga 41 shtete, që performoi tejet ulët në sektorin e sigurisë, për shkak të luftës.

Pikët e ulëta për Kosovën iu atribuuan shkollimit të dobët dhe nivelit të ulët të punësimit për gratë si dhe “niveleve shumë të larta” të vdekjeve të grave gjatë lindjeve.

Azerbajxhani ishte i treti për së keqi, për shkak të preferencës që të ketë lindje të djemve më shumë se të vajzave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera