Raportohen shpërthime pranë spitaleve të Gazës
Autori: Gazeta inFokus
08:37 | 23 October 2023
BBC raporton se gjatë orëve të fundit ka pasur shpërthime pranë disa spitaleve në Gaza. Ende nuk dihet nëse ka viktima.
Bëhet fjalë për spitalet Al-Shifa, kompleksin më të madh mjekësor në Gaza, Al-Quds dhe Spitalin Indonezian, sipas agjencisë së lajmeve Reuters duke cituar mediat palestineze.
Në kanalin e tij Telegram, Hamasi ka publikuar një video për të cilën pretendon se ishte një sulm ajror izraelit pranë Al-Quds. Ai publikoi gjithashtu fotografi të një ndërtese të shkatërruar, duke pretenduar se ishte prapa Spitalit të Kuvajtit.BBC nuk ka mundur ende të verifikojë në mënyrë të pavarur fotot dhe videon dhe i ka kërkuar Forcave të Mbrojtjes të Izraelit të konfirmojnë nëse kanë nisur sulme ajrore mbi objektivat në ato zona.
Nga ana tjetër, një mjek në spitalin Al-Shifa ka treguar për programin Newshour të BBC-së për kushtet e rënda me të cilat po përballen. Intervista e tij është bërë disa orë më parë, përpara shpërthimeve të fundit të raportuara pranë Al-Shifa, e cila është qendra kryesore mjekësore e zonës.
Spitalit i kanë mbaruar fashat për të mbuluar plagët, si dhe mjetet e tjera për të rregulluar frakturat, thotë Dr Ghassan Abu Sittah.Shpërbërja e sistemit vazhdon. Kemi ardhur gjithnjë e më shumë të plagosur,” thotë ai.
Shqetësues është edhe furnizimi me energji elektrike, veçanërisht për pacientët që janë në terapi intensive.
“Pa energji elektrike ky spital është vetëm një varr masiv”, thotë ai.
Stafi i spitalit po punon me turne 16 deri në 18 orë, ndërsa shqetësohet për sigurinë e familjeve të tyre, shton ai.

T� tjera
-
Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret nd...
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...































