Abdixhiku: Policia ka kryer punën, është koha e diplomacisë
Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 19 October 2023
Si duket edhe pas provokimeve të Serbisë, presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk po ç’bëhet”, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku tha se çështja e përballjes me Serbinë për Kosovën nuk është e re asnjëherë.
“Kjo çështje s’është e re asnjëherë. Këtë herë ka përmasa të sigurisë në formë të terrorizmit sepse faktet tani janë të qarta, Kosova s’ka strehuar terroristë dhe mbi të gjitha është e qartë me gjithë sasinë e armatimit që kemi një sulm të orkestruar. Në një përballje të tillë është e rëndësishme që Kosova të tregohet e matur dhe e vendosur”, ka thënë kryetari Abdixhiku, në KTV.
Ai tutje ka shtuar se Policia e Kosovës e ka fituar betejën në terren, ndërsa tani koha është e diplomacisë.
“Kam deklaruar se djemtë e vajzat tona e kanë fituar betejën në teren, tani është koha e diplomacisë të tregon veten”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka shtuar se ka pritur angazhim më të madh diplomatik sidomos në qendrat kryesore botërore.
Sipas liderit opozitar, Qeverisë Kurti i mungon strategji për bashkëpunim me aleatët.
“Strategjia s’mund të vijë pas disa hapave të gabuar. Për të ndjekur ku ka filluar hapi i gabuar unë mendoj se vjen prej ditës së parë kur s’kemi trajtuar dialogun me seriozitetin e plotë. Madje kemi thënë se s’është prioritar, por kemi kërkuar riformatim. Me të gjitha të metat, që mendoj se ka pasur plot sepse isha ndër kritikët që nga 2012-a e tutje, mendoj se vlera thelbësore ka qenë që asgjë s’është dakorduar deri sa gjithçka të dakordohet. Parimi thelbësor i ka lënë hapësirë Kosovës të mos futet në marrëveshje të ndërmjetme, por të synojë marrëveshjen finale me njohjen reciproke në qendër. Koha s’na pret, po të merreshim nga shkurti i 2021-s si prioritet kombëtar, po të besonim se ishte interes, do të bëheshin përpjekje të mbylljen në parimet që na interesojnë”, ka thënë ai duke shtuar se nga Kosova ka pasur qasje refuzuese.
Të tjera
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...
-
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...