Guerot: Kurti e Vuçiqi duhet me të vërtetë ta dëgjojnë mesazhin e Macronit
Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 18 October 2023
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dashur të japë një mesazh politik për Kosovën dhe Serbinë, me deklaratën e tij të djeshme të dhënë në Tiranë, sipas së cilës, të dy vendet duhet ta mbajnë fjalën e dhënë. Kështu deklaroi ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Gerot, në intervistë ekskluzive për RTK.
Ai konfirmon se nuk ka vendim për pezullim të vizave për Kosovën nga ana e Francës dhe se liberalizimi do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024. Ndër tjerash, në këtë intervistë ambasadori francez flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, situatën e krijuar pas sulmit të 24 shtatorit e tema të tjera.
RTK: Çfarë tha saktësisht presidenti Macron për çështjen e vizave për Kosovën, sepse siç e thashë, këtu u shkaktua një lëmsh i madh dhe u interpretua sikur Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Guerot: Presidenti është pyetur në fund të një vizite bilaterale në Shqipëri gjatë së cilës marrëdhëniet në mes të Francës dhe Shqipërisë janë përforcuar. Pra, ka pasur një pyetje për situatën në Kosovë, dhe ai ka dashur t’i vendosë të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, para përgjegjësive. Duke filluar me Serbinë, duke e ftuar presidentin Vuçiq që t’i dënojë fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe sulmin në tërësi dhe duke kërkuar që të ndriçohet sulmi në tërësi dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ky ka qenë mesazhi i parë.
Mesazhi i dytë për Kosovën dhe Serbinë lidhur me nevojën për të organizuar zgjedhje të reja në veri për arsye që dihen dhe që nuk kam nevojë t’i rikujtoj. Zgjedhje me një pjesëmarrje të serbëve dhe me kthimin e serbëve në institucione.
Mesazhi i tretë kishte të bënte me nevojën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në fund të këtij mesazhi, të këtyre tri kërkesave të shprehura drejtuar njëkohësisht presidentit Vuçiq dhe autoriteteve të Kosovës, presidenti Macron ka rikujtuar se liberalizimi i vizave që tani është në fuqi në Serbi dhe që do të zbatohet nga 1 janari 2024 në Kosovë, është një inkurajim pozitiv, një gjest i mirëbesimit dhe se ky gjest nuk ka qenë reciprok dhe se është e domosdoshme që të dy palët të riangazhohen në dialog. Ky ka qenë një mesazh politik që të dy palët shpresoj se do ta dëgjojnë.
RTK: Tash a ishte çështje e përkthimit gabimisht ajo çfarë u tha në konferencë shtypi apo ishte një mesazh politik dhe diplomatik për situatën në Kosovë?
Guerot: Kam respektim më të madh për përkthyesit për punën e shkëlqyeshme që bëjnë pa të cilën diplomatët do ta kishin të vështirë ta bëjnë punën e tyre. Duke e dëgjuar prononcimin e presidentit nuk ka paqartësi, me sa ju thashë, pra një kërkesë drejtuar palëve që të riangazhohen duke treguar se liberalizimi është një gjest i mirëbesimit, por që në pyetjet dhe përgjigjet që janë gjithsesi shumë të shpejta, kuptohet se mund të ketë konfuzion, por duke e dëgjuar tekstin në frëngjisht nuk ka konfuzion, pra është një kërkesë e të dy palëve që të riangazhohen në dialog.
RTK: Pra nuk do të ketë pezullim vizash për Kosovën nga ana e Francës?
Guerot: Liberalizimi i vizave është në fuqi në Serbi dhe nga 1 janari 2024 edhe në Kosovë. Ky është zbatimi teknik i një zgjidhjeje politike, çështje e mirëbesimit. Sot, më 18 tetor nuk vihet në pikëpyetje vendimi teknik, por duhet me të vërtetë që liderët politikë ta dëgjojnë mesazhin e presidentit.
RTK: Pra a është e mbyllur apo çështje e hapur që ta sqarojmë si diskutim edhe si dilemë zoti ambasador. Për Francën a është çështje e mbyllur liberalizimi i vizave, a hyn në fuqi më 1 janar 2024?
Guerot: Sot, më 18 tetor asgjë nuk është vendosur që të mos ketë liberalizim të vizave më 1 janar. Nuk ka vendim teknik për të vënë në pikëpyetje liberalizmin e vizave për Kosovën më 1 janar apo liberalizimin për Serbinë. Tani për tani nuk ka vendim teknik lidhur me të. Por është e rëndësishme që liderët t’i dëgjojnë mesazhet e presidentit, që janë mesazhe politike dhe që rikujtojnë se vendimet teknike, si për shembull liberalizimi i vizave, merret vetëm në bazë të mirëbesimit dhe ky mirëbesim duhet të jetë reciprok, dhe ky ka qenë mesazhi i presidentit.
Guerot: Zbatimi i Marrëveshjes ndryshon jetën e qytetarëve të Kosovës
RTK: Nëse ky besim siç e ka thënë edhe presidenti Macron vazhdon të mos respektohet nga të gjithë, a mund të vijnë në pikëpyetje vizat?
Guerot: Dëgjoni, tani jemi në një moment të rëndësishëm për të dy vendet dhe në veçanti për Kosovën. Ne kemi në tavolinë që nga 27 shkurti një marrëveshje jashtëzakonisht pozitive, një marrëveshje që ka një potencial kur të zbatohet që të ndryshojë jo vetë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë por të ndryshojë jetën e përditshme të kosovarëve të serbëve dhe të serbëve të Kosovës e cila do të lehtësohet me njohjen e dokumenteve të identitetit, të tabelave, të diplomave, të vulave doganore etj. Pra, vërtetë duhet të koncentrohemi në këtë drejtim dhe të kemi një agjendë pozitive. Kërkesa e presidentit Macron është ftesë e fuqishme drejtuar të dy palëve që të koncentrohen në dialog që nuk ka vdekur dhe të punojnë në zbatimin e marrëveshjes së arritur më 27 shkurt për të mirën e popujve të tyre.
RTK: Por a është e vështirë që ky mesazh politik i presidentit Macron të materializohet në Kosovë pas asaj që ka ndodhur më 24 shkurt, sepse në Kosovë po shihet si diçka e vështirë të ulet në dialog pa u sanksionuar Serbia?
Guerot: Të gjithë kanë qenë të tronditur për atë që ka ndodhur më 24 shtator, kuptohet këtu në Kosovë në komunitetin shqiptar, në komunitetin serb në Kosovë sepse kam pasur takime në ditët pas ngjarjeve, por dhe në qarqet diplomatike të gjithë kemi qenë të tronditur. Por, konkludimi që duket të nxirret është se nuk duhet lejuar që tensionet dhe rreziqet për tensione të zhvillohen. Por, përkundrazi të rifillohen bisedimet. Sidomos tani që nuk fillohet nga zeroja por vazhdohet në bazën e vendosur me marrëveshjen e 27 shkurtit që është shumë, shumë premtues dhe ka një potencial të madh. Pra, a duhet të koncentrohemi në sanksione apo në zbatim. E kuptojmë mirë zemërimin e autoriteteve kosovare dhe të qytetarëve të Kosovës. Edhe unë kam qenë në varrimin e policit të vrarë. Pra i kuptoj emocionet dhe i ndaj me ta. Por, tani mendoj se duhet të koncentrohemi në një agjendë pozitive sesa në atë negative. Kërkesa e parë e presidentit në konferencën për medie ka qenë kërkesë e drejtuar presidentit Vuçiq të dënojë dhe me dënimin dhe kërkesën për të ndriçuar se çfarë ka ndodhur të bëhen hetime dhe procedura gjyqësore në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë. Pra ne nuk e lëmë aspak anash. Nuk bëhemi sikur asgjë nuk ka ndodhur. Përkundrazi duhet të koncentrohemi në agjendën pozitive, dhe ajo është përqendrimi në agjendën e 27 shkurtit.
Guerot: Macron kërkon rifillimin e dialogut Kosovë -Serbi
RTK: Me këto informata dhe fakte zoti ambasador a është duke u menduar Parisi qe ta sanksionojë Serbinë?
Guerot: Ne kemi nevojë të kemi tërësinë e elementeve dhe të ndriçohet në tërësi ajo që ka ndodhur dhe nuk mund të them më tepër tani për tani. Mendoj se nëse e dëgjoni atë që ka thëne presidenti, ju do të shihni se lidhur me këtë temë ai ka një vendosmëri të madhe.
RTK: Do të vijnë në fund të kësaj jave diplomatët e pesë vendeve evropiane në përpjekje për të rifilluar dialogun. Ju jeni ambasador i Francës në Kosovë dhe jeni shteti bashkautor i planit franko-gjerman që është bazë në këtë çfarë po ndodhë në dialog. A prisni që nga data 21 të ketë një hap tjetër në dialog pas këtyre zhvillimeve?
Guerot: Mendoj se kontaktet nuk janë ndërprerë asnjëherë. Por në çdo bisedë e negocim ka dinamika të rëndësishme që nuk duhet të humben. Mendoj se ardhja e këshilltarëve diplomatikë më 21 tetor është një nga momentet e rëndësishme që nuk duhet të humben, dhe shpresoj se të dy liderët, sepse ata do të shkojnë në Prishtinë dhe në Beograd, nuk do ta humbin këtë mundësi për të rifilluar një dialog politik. Për të mirën e popujve të tyre, për përmirësimin konkret të jetës së tyre të përditshme. Dhe për sa i përket Kosovës, për përparimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, aderimi i saj në më shumë organizata ndërkombëtare, trajtimi i saj në mënyrë të barabartë ashtu siç dëshirojmë ashtu, siç e bëjmë në kuadër të komunitetit politik evropian. Është një mundësi e mirë dhe shpresoj se të gjithë do ta shohin se është një moment për të marrë vendime të rëndësishme.
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...