Lajme

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Presidentja e shkeli Kushtetutën, mund të ketë pasoja serioze

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 17 October 2023

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se instanca përfundimtare për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës nuk mund ta rrëzojë mosdekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit nga ana presidentes Vjosa Osmani. Por thotë se “mund të ketë pasoja serioze” për shefen e shtetit pasi sipas tij, ajo “me mosveprim e ka shkelur Kushtetutën” duke e mbajtur “në sirtar” dosjen e Këshillit Prokurorial me propozimin e kandidatit për Kryeprokuror.

Hasani i tha Gazetës Express se Osmani ka të drejtë kur thotë se Këshilli Prokurorial s’mund t’i dërgojë propozim tjetër për Kryeprokuror, ndërsa tha se procedura e përzgjedhjes së Isufajt ka qenë “pa integritet dhe krejtësisht e manipuluar” ndërsa kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale e konsideroi “të padenjë për pozitën e kryprokurorit të shtetit”. Tash, sipas tij, duhet të rihapet konkursi.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare thotë se Osmani është dashur të marrë vendim më herët, pasi “ka pasur të drejtë dhe detyrim kushtetues”. Me mosveprim, Hasani thotë se përveç Kushtetutën, presidentja i ka shkelur edhe “të drejtat e kandidatit tjetër që u refuzua, kandidati-viktimë, i cili, duke dëgjuar Presidenten se duhet pritur verdiktin gjyqësorit të rregullt, ka shkuar gjyqeve dhe ka humbur afatin ligjor”.

-Advertisement-

Gjykata Kushtetuese së fundmi mori vendim për ankesën e kandidatit Shqipdon Fazliu, i cili kishte kontestuar procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit në gjykatat e rregullta. Kushtetuesja konstatoi se gjykatat tjera kishin vepruar drejt që kishin refuzuar padinë e tij si të pasafatshme, ndërsa kërkesa e tij u trajtua jo në bazë të ligjshmërisë së procesit, por ligjshmërisë së vendimeve të gjykatave paraprake. “Sikur të ishim anëtar të Gjykatës së Strasburgut, ju siguroj që ky kandidat i viktimizuar kësisoj do të fitonte me dinjitet rastin e tij”, thotë Enver Hasani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera