Lajme

Osmani: Tetori rozë, muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 14 October 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook, është shprehur se tetori rozë, muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit.

Ajo u shpreh se ky është muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë dhe sipas saj, mund të mposhtim çdo gjë.

“Tetori Rozë. Ngjyrë shprese, force e uniteti. Muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes tek secili për rreziqet e kancerit të gjirit. Muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë. Sot na bëri bashkë marshi, e tërë vitin do jemi pranë njëra-tjetrës. Kështu fillon ndryshimi”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera