Lajme

Organizohet e pame për heroin Afrim Bunjaku në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 10 October 2023

Në Hannover të Gjermanisë do të organizohet e pame për heroin Afrim Bunjaku.

Njoftimi u bë nga familja.

E pamja mbahet më datën 15 tetor, nga ora 10:00 deri në ora 16:00.

-Advertisement-

Rreshteri i policisë Afrim Bunjaku, u vra më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit pas një sulmi të armatosur nga një grup terrorist serb, i udhëhequr nga MIlan Radoiçiq.

Agresioni i Serbisë në Kosovë mori përmasa të mëdha.

Ky veprim i shtetit serb u dënua nga shumë shtete dhe shumë organizata evropiane dhe botërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera