Lufta digjitale Izrael-Hamas, po aq e rrezikshme sa lufta në terren
Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 10 October 2023
Pas sulmit ndaj Izraelit nga Hamasi të shtunën, Izraeli shpalli luftë dhe luftimet u përshkallëzuan gjatë fundjavës. Ndërsa numri i të vdekurve rritet nga të dyja palët dhe Forca e Mbrojtjes Izraelite (IDF) po përgatit një ofensivë, “haktivistët” (hakerat) në rajon dhe në mbarë botën i janë bashkuar luftës.
Haktivizmi është një tipar i luftës kinetike moderne. Po luhet egërsisht tani në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.
Brenda orëve pasi militantët dhe raketat e Hamasit hynë në Izrael, sulme të tilla “haktiviste” filluan të shpërthejnë kundër faqeve dhe aplikacioneve si izraelite ashtu edhe palestineze.
Në periudhën e shkurtër që nga përshkallëzimi i konfliktit, hakerët kanë shënjestruar dhjetëra uebsajte dhe media qeveritare në përpjekje për t’i rrëzuar ato. Disa grupe pretendojnë se kanë vjedhur të dhëna, kanë sulmuar shërbimet e internetit dhe kanë hakuar shërbimin izraelit të alarmit të raketave të njohur si Red Alert.
“Kam parë të paktën 60 faqe interneti të marrin sulme DDoS,” thotë Will Thomas, një studiues i inteligjencës së kërcënimeve kibernetike në firmën e sigurisë kibernetike Equinix, i cili ka ndjekur aktivitetin në internet.
“Gjysma e tyre janë objekte të qeverisë izraelite. Unë kam parë të paktën pesë sajte të shpërfytyruara për të shfaqur mesazhe të lidhura me ‘Palestinë e lirë’.”
Lufta online është një tjetër luftë që zhvillohet paralelisht me luftën në terren. Më së shumti kjo luftë hakerash është parë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe është bërë gjithnjë e më e zakonshme për hakerat e motivuar ideologjikisht dhe kriminelët kibernetikë që nga distanca t’i bashkohen kaosit në të dyja anët e një konflikti në përshkallëzim, duke sulmuar sistemet qeveritare ose institucionet e tjera.
Alex Leslie, një analist në firmën e sigurisë Recorded Future, thotë se ai dhe kolegët e tij kanë identifikuar tre nëngrupe të aktivitetit brenda pandamoniumit digjital të luftës Izrael-Hamas deri më tani.
“Shpërndarja është ndërkombëtare, por më tepër e kufizuar në blloqe ideologjike para ekzistuese brenda haktivizmit,” thotë Leslie.
Nëngrupet që Recorded Future ka identifikuar deri më tani janë “haktivistë” të vetëshpallur ‘islamikë’ që pretendojnë se mbështesin Palestinën. “Këto grupe kanë shënjestruar historikisht Indinë dhe kanë ekzistuar prej vitesh”, thotë Leslie. Sipas tij haktivistët pro-rusë, synojnë Izraelin, me qëllimin për të mbjellë kaos dhe për të përhapur narrativat shtetërore ruse.
Janë dhe grupet që janë ‘të reja’, të cilat u krijuan brenda ditëve të fundit dhe kanë aktivitete të kufizuara në rrjet.
Hakerat nga grupi i njohur si AnonGhost, të cilët në dukje po kryejnë fushata pro-palestineze, kanë nisur sulme DDoS dhe janë përpjekur të synojnë infrastrukturën dhe ndërfaqet e programimit të aplikacioneve (API). Grupi pretendoi sulmin e supozuar në platformën paralajmëruese të raketave izraelite Red Alert.
Studiuesit nga firma e inteligjencës së kërcënimeve Group-IB thanë të hënën se hakerat kanë shfrytëzuar gabimet në sistemet e Red Alert për të përgjuar të dhëna, për të dërguar mesazhe të padëshiruara te disa përdorues dhe ndoshta edhe për të dërguar paralajmërime të rreme për sulme raketore.
Ndërkohë, grupi haktivist ThreatSec, i cili thotë se ka “sulmuar Izraelin” më parë, pretendoi se kishte në shënjestër Alfanet, një ofrues shërbimi interneti me bazë në Rripin e Gazës. Në një postim në Telegram, grupi pretendoi se kishte marrë kontrollin e serverëve që i përkisnin kompanisë dhe kishte ndikuar në sistemet e stacioneve televizive.
Lidhja e internetit në Gaza gjithashtu është ndërprerë gjerësisht nga ndërprerjet e energjisë elektrike pasi Izraeli zbaton atë që ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant e quajti një “rrethim të plotë” të hënën, duke ndërprerë linjat e energjisë elektrike dhe furnizimit të rajonit për ujë, ushqim dhe karburant.
Ndërkohë, është dhenjë grup i quajtur Cyber Avengers të cilët pretendojnë se kanë vjedhur dokumente nga autoriteti kombëtar i energjisë elektrike i Izraelit. Ata pretendojnë se kanë vjedhur dokumente nga termocentrali Dorad i Izraelit.
Mes kaosit të çdo lufte kinetike shpërthyese, haktivizmi nxit dezinformim dhe panik. Kjo mund të çojë në pasoja të padëshiruara dhe është po aq i rrezikshëm sa lufta e vërtetë.
Të tjera
-
Besnik Tahiri nga Gjilani: Kosova Fituese po bëhet realitet, jo ma larg se me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik ...
-
Haradinaj: Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sonte tubim zgjedhor në Gjila...
-
Brohoritje ‘Zdravo’, ‘Albin hajni’ dhe mjete pirọteknike në drejtim të Kurtit gjatë tubimit në Skenderaj
Lëvizja Vetëvendosje po mbante një tubim zgjedhor në Skenderaj, në kuadër të ...
-
Tensione në tubimin e VV’së në Skenderaj, ndërhyn edhe policia
Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Sken...
-
Muharremi: Fatura e lartë e rrymës, një barrë e papërballueshme për familjet kosovare
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, ka treguar për përballjen ...
-
Hidhen fishekzjarre e mjete piroteknike në drejtim të Kurtit në Skenderaj, mbrojtja e afërt e mbulon me çadra
Lëvizja Vetëvendosje po mban një tubim zgjedhor në Skenderaj në kuadër të fus...
-
“Thaçi, Thaçi – Albin Kurti nuk pritet mirë në tubimin në Skenderaj
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, nga ora 17:0...
-
Hamza viziton ICK-në, bizneseve digjitale iu premton mbështetje konkrete
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot ICK-në në P...
-
Paralajmërohen “temperatura të larta” këtë javë, por mund të ketë rënie në …
Meteorologu Mendim Rugova parashikoi mot “kryesisht me diell dhe vranësira” p...
-
354 rekrutë fillojnë trajnimin për t’u bërë ushtarë të FSK-së
354 rekrutë kanë filluar trajnimin intensiv të Stërvitjes Ushtarake Bazë në K...
-
KEK i jep kompanisë së lidhur me Vetëvendosjen tenderin 6.3 milionë euro për mazut, mes shkeljeve dhe vonesave njëvjeçare
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka prolonguar procesin e tenderit për f...
-
Studentët bllokojnë Beogradin
Studentët e universiteteve të Serbisë nisën të hënën një bllokadë 24-orëshe t...