Shtatori me temperatura me të larta, viti 2023 mund të jetë më i nxehti në histori
Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 05 October 2023
Viti 2023 do të mund të jetë më i nxehti në histori, sipas Shërbimit të Bashkimit Evropian për Ndryshime Klimatike, Copernicus. Shtatori më i nxehtë në gjithë botën, ndonjëherë, është regjistruar pas një vere me rekord temperaturash të larta, ka thënë Copernicus.
Temperaturat në shtator, këtë vit, kanë qenë gjysmë grade më të larta sesa në shtatorët më të nxehtë në të kaluarën dhe pothuajse një gradë më të larta sesa shtatorët në periudhat 1991- 2020.
“Temperaturat e pashembullta në këtë shtator – që e pason një verë me temperatura rekorde, i kanë thyer të gjitha rekordet në shkallë të jashtëzakonshme”, ka thënë Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e agjencisë së BE-së.
Temperaturat në vitin 2023 janë 1.4 gradë Celsius përtej temperaturave të epokës industriale, ka thënë Burges.
Kjo shifër është vetëm 0.1 gradë më e vogël sesa synimi i bërë në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, që parasheh kufizimin e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.
Akulli në Antarktik ka arritur në nivele historike të ulëta në shtator, duke mbuluar 9 për qind më pak territor sesa në periudhën 1991-2020.
Gjetjet janë bazuar në analiza që përfshijnë miliarda të dhëna nga satelitët, anijet, aeroplanët dhe stacionet meteorologjike në gjithë botën.

T� tjera
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...
-
Maqedonci: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të mundësonte mbështetje më të madhe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë Konferencës për Deminimin në Ukra...
-
Sa kushton sot një litër naftë dhe benzinë? Kjo është gjendja në tregun kosovar
Rënia e çmimit të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare është reflekt...



































