Lajme

Kurti falënderon kryetarët e komunave për mbështetjen ndaj policisë: Ngadhënjyem me betejën me kriminelët dhe terroristët

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 02 October 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur takimin me kryetarët e komunave, ku pjesëmarrës janë edhe katër kryetarët e komunave veriore.

Kurti gjatë fjalimit të tij ka folur për buxhetin dhe projektet për komuna, ku bëri të ditur që me qeverisjen e tij është rritur edhe buxheti për komuna.

“Për vitin 2024 kemi 90 milionë euro më shumë për komuna. Buxheti është rritur për komuna, investimet kapitale nga ministritë e linjës përfshijnë autostrada, përmirësim të rrugëve, shkolla të reja, këto investime përfshijnë të gjitha komunat pa përjashtim”, u shpreh kryeministri.

-Advertisement-

Kryeministri po ashtu falënderoi kryetarët e komunave për mbështetjen e dhënë për Policinë e Kosovës, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

“Ju falënderoj për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar me Policinë e Kosovës në këto ditë të vështira të përballjes me kriminelët dhe terroristët, me një betejë të cilën e ngadhënjyem, por të cilën heroikisht ra rreshteri policor, Afrim Bunjaku”, tha mes tjerash ai.

Takimi mes Kurtit, ministrave dhe kryetarëve të komunës është duke vazhduar.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy