Lajme

Kongresisti amerikan Torres: Serbia t’i tërheq trupat nga kufiri, po përshkallëzon situatën

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 30 September 2023

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar ndaj dislokimit të madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Torres në një postim në X shkruan se është i alarmuar me këtë dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe, ndërkaq ka kërkuar nga Serbia t’i tërheqë trupat.

“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportimet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, shkruan ai.

-Advertisement-

“Unë i mbështes thirrjet e administratës së Bidenit që Serbia të tërheqë menjëherë këto forca. Serbia duhet të de-përshkallëzojë situatën, të kërkojë llogari nga përgjegjësit për sulmet e dhunshme të fundit dhe të respektojë pavarësinë e Kosovës, si një komb sovran”, shkruan ai. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera