Lajme

Ish-ushtaraku i FSK-së analizon veprimet taktike të grupit terrorist në veri, ka dyshime se drejtues nuk ishte vetëm Radojçiqi

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 26 September 2023

Ish-ushtaraku i FSK-së, Afrim Veseli ka analizuar nga aspekti ushtarak lëvizjet dhe përgatitjet e grupit terrorist që veproi të dielën në veri të Kosovës.

Në RTV Dukagjini ai thotë se kjo ishte një njësi e organizuar ushtarake e përbërë nga serb lokal dhe serbët e tjera të ardhur nga Serbia.

“Planin strategjik e kishin përgatitur në Serbi. Detyrat kanë qenë të ndara mes Vulinit dhe Vuçiqit. Vulini ishte komandant i operacionit derisa Vuçiqi do të duhej të bënte vajtimin nga Beogradi si zakonisht”, ka deklaruar Veseli.

-Advertisement-

Ai thotë se njësiti terrorist ishte përgatitur në garnizonin e Rashkës.

“Vuçiqi për t’u fshehur operacionin e kishte organizuar përmes serbëve të Kosovës që në rast të dështimit të operacionit dhe të zënies së pjesëtarëve të grupit, ashtu siç ndodhi, Serbia zyrtare të shpëtoj”.

Ish-ushtaraku megjithatë thotë se është e qartë se njësia nuk mund të konsiderohej e serbëve lokal për disa arsye.

“Njesia ishte mjaft mirë e përgatitur ushtarakisht, ishte mjaft mirë e pajisur në aspektin logjistik,. U vërejtën armët që i përdorë ushtria serbe, armë të prodhuara në Serbi”.

“Pra plani strategjik ishte bërë në Beograd, derisa plani taktik shihet se ishte drejtuar nga kryekrimineli Radojçiq. Por unë dyshoj se është edhe ndonjë oficer i rregullt i ushtrisë serbe. Radojçiq është një kriminel, derisa përvoja ushtarake dhe mënyra se si ishin mbledhur pajisjet kishte të bënte me oficerë profesional”, ka deklaruar tutje ish-ushtaraku Afrim Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera