Papa Françesku këmbëngul se Evropa nuk ka një emergjencë emigrantësh
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 23 September 2023
Papa Françesku sfidoi presidentin francez, Emmanuel Macron dhe liderët e tjerë evropianë që të hapin portet e tyre për njerëzit që ikin nga vështirësitë dhe varfëria.
Ai këmbënguli të shtunën se kontinenti nuk përballet me një “emergjencë” migrimi, por një realitet afatgjatë me të cilin qeveritë duhet të merren në mënyrë njerëzore.
Për të dytën ditë radhazi në qytetin port francez të Marsejës, Françesku vuri në shënjestër vendet evropiane që janë përpjekur t’i mbyllin dyert e tyre për emigrantët dhe u përpoq t’i turpërojë ata që të përgjigjen me bamirësi, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv
“Le ta lëmë veten të prekemi nga historitë e kaq shumë vëllezërve dhe motrave tona fatkeqe që kanë të drejtë të emigrojnë dhe të mos emigrojnë, dhe të mos mbyllemi në indiferencë”, i tha Françesku, Macronit.
Vizita e Papës në qytetin në Francën jugore vjen pasi qeveria italiane e udhëhequr nga e djathta ekstreme ka reaguar ndaj një vale të re emigrantësh që vijnë duke kërcënuar se do të organizojë një bllokadë detare të Tunizisë dhe do të rrisë riatdhesimet.
Ndërsa qeveria qendrore e Macron ka mbajtur një qëndrim më të ashpër për çështjet e migracionit dhe sigurisë, e më pas Macron dhe Françesku zhvilluan një takim privat në margjinat e konferencës së peshkopëve të Mesdheut.
Por Françesku tha se biseda për një emergjencë migracioni vetëm nxit propagandën alarmiste dhe ngjall frikë.
“Ata që rrezikojnë jetën në det nuk pushtojnë, ata kërkojnë mirëseardhje, jetë, sa i përket urgjencës, fenomeni i migrimit nuk është aq një urgjencë afatshkurtër, gjithmonë i mirë për të nxitur propagandën alarmante”, tha ai.
Megjithatë, Papa i parë i Amerikës Latine e ka bërë gjendjen e vështirë të emigrantëve një prioritet të pontifikatit të tij 10-vjeçar, duke udhëtuar në Lampedusa në udhëtimin e tij të parë si papë për të nderuar emigrantët që u mbytën.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...