Lajme

Vuçiq: Pres presione të reja ndaj Serbisë, Perëndimi pajtohet me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 18 September 2023

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se pret presion të ri nga Perëndimi ndaj Serbisë në dialogun me Kosovën.

“Tani ata do të dalin me diçka të re, unë jam duke pritur se çfarë është ajo e re, me çfarë do të dalin. Ata në thelb pajtohen me gjithçka që po bën Albin Kurti”.

Vuçiq tha për TV Pink se nuk i interesojnë siç tha ai “ankesat e diplomatëve perëndimorë se ai përgjigjet ashpër ndaj tyre, sepse nuk është punë e tyre të ankohen tek ai”.

-Advertisement-

Presidenti serb theksoi se shqetësimi i tij më i madh është Kosova dhe se siç tha për të është e rëndësishme që pas raundit të fundit të dialogut, Serbia të mos jetë fajtore.

Vuçiq foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi.

Ai bëri me dije se do të takohet me pjesën e opozitës që ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve deri në fund të vitit.

“Ne do t’i shpallim ato më 4 mars ose një javë më parë”, shtoi Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera