Lajme

Kurti: Në Bruksel u ekspozova para një skenari të dizajnuar nga Miroslav Lajçak, kishte koordinim mes tij dhe Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 18 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel ka refuzuar që marrëveshja bazike të fillohet të zbatohet nga neni për Asociacion.

Kurti tha se në takim kishte shkuar edhe me propozim, por që propozimi i tyre është refuzuar.

“Shkova në takim m epropozim konkret, me të cilin ne parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike, propozimi ynë bazohej në parimin gjithëpërfshirës, që nënkupton që çdo nen e çdo përcaktim do të përfshihej në planin e zbatimit. Parimin e gjithpërfshirjes nuk e kam zbuluar unë, as nuk është dicka e pazakontë në planet zbatuese të marrëveshjeve ndërkombëtare. Në aneksin e marrëveshjes thuhet se çdo nen i marrëveshjes duhet zbatuar, kjo është e zakonshme dhe logjike në zbatimin e marrëveshjes”, tha ai.

-Advertisement-

Kurti bëri të ditur se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kishin kërkuar të kalohet të pika për negocim për Asosciacion.

“Në takimin që pata me Josep Borrel dhe Lajcak, mu kërkua të kalojë në process të negocimit në lidhje me nen 10, ju bëra të qartë që një hap i tillë nuk mund të ndërmerret. Ju bëra të qartë që hapi i parë duhet të jetë dakordim. Nënshkrimi i marrëveshjes bazike.

Nuk arritëm mirëkuptim, qëndrimi i tyre ishte që zbatimi i marrëveshjes do të duhet të bëhej që të ishte e pranueshme për Serbinë, ku Vuqiq dëshironte Asociacion si prioritet dhe heqjen e neneve të njohjes së ndërsjellët”

Kurse, në takimin e dytë, kryeministri tha se ishte eksozuar para një skenari që ishte dizajnuar nga Miroslav Lajçak.

“Në takimin e dytë, me Vucin u ekspozava para një skenari, ku Lajcak e kishte dizajnuar kohë më pare. U propozova planin e punuar nga Kosova, është dokumenti i parë që e propozoj në nivel të lartë, presidenti Vuciq dhe Lajcak reaguan me të njëjtin mendim, të dy thanë se ky plan është jo realist, dhe rruga e vetme përpara është statuti i Asociacionit.

Pasi u refuzova ua shtrova një pytje, nëse po refuzoni propozimin tim, më thoni nëse Serbia ka bërë plan, Lajcak tha po, Serbia tha se po. Unë insistova që ta shoh propozimin”, tha mes tjerash.

Kurti tha mes tjerash se Lajçak dhe Vuçiq ishin koordinuar që marrëveshja të zbatohet vetëm në disa pika që janë në interes të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera