Lajme

Kurti shtroi darkë për Ashton: Ndonëse në role tjera, po përballemi me shumë çështje të njëjta si para 10 vjetëve

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 16 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të premten mbrëma ka shtruar darkë për baroneshën Catherine Ashton, ish përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme.

Me të Kurti ka thënë se ka biseduar për politikën dhe çështjet evropiane e rajonale, ndërsa ka shtuar se edhe pse rolet e tyre kanë ndryshuar, po përballen me shumë çështje të njëjta si para 10 vjetëve.

“Kam shtruar një darkë mbrëmë në periferi të Prishtinës për Baroneshën Ashton, me të cilën kam diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale. Edhe pse rolet tona janë të ndryshme sot në krahasim me dhjetë vjet më parë, ne përballemi me shumë nga të njëjtat çështje”, ka shkruar kryeministri në platformën “X”.

-Advertisement-

Ndryshe, Ashton një ditë më parë ka marrë pjesë në konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”, të organizuar nga Grupi për Ballkan.

Në fjalimin e saj ajo ka thënë se Kosova është shumë e rëndësishme për të, ndërsa ka riktheksuar se procesi i dialogut Kosovë – Serbi nuk ka qenë asnjëherë i lehtë.

“Shpresoj ta kuptoni se koha e kaluar në dialog ka qenë e vështirë. E ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian, është më mirë për ekonominë, për zhvillimin e të rinjve, etj”, ka deklaruar Ashton.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera