Ashton: Dua ta shoh Kosovën në BE
Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 15 September 2023
Ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së, baronesha Catherine Ashton, ka thënë se do të donte që Kosova të bëhej anëtare e BE-së.
Këtë koment, Ashton e bëri gjatë një interviste me gazetarin e Klan Kosova, Besnik Tahiri.
Ajo ka thënë po ashtu se marrëveshja me Serbinë, jo vetëm që do të normalizonte raportet mes dy vendeve, por do t’i bënte të dyja anëtare të BE-së.
“Duhet të kthehemi te fillimi dhe të kujtojmë se nga u nis e tëra, kur ne tentonim të nisnim bisedime midis Kosovës dhe Serbisë që do të shpinin jo vetëm tek një marrëveshje, por tek shumë marrëveshje, dhe përfundimisht tek momenti kur të dyja palët bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe unë dua që kjo të ndodh për të dyja palët, ashtu siç dua edhe për gjithë pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Ashton në këtë intervistë, raporton Klankosova.tv.
Besnik Tahiri: Tani kur reflektoni 10 vjet prapa nga koha kur jeni larguar nga dialogu Kosovë – Serbi, a vlerësoni se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një bombë e kurdisur e dialogut, apo se është çështja që do ta finalizojë zgjidhjen midis dy palëve?
Catherine Ashton: Duhet të kthehemi te fillimi dhe të kujtojmë se nga u nis e tëra, kur ne tentonim të nisnim bisedime midis Kosovës dhe Serbisë që do të shpinin jo vetëm tek një marrëveshje, por tek shumë marrëveshje, dhe përfundimisht tek momenti kur të dyja palët bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe unë dua që kjo të ndodh për të dyja palët, ashtu siç dua edhe për gjithë pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor.
Në arritjen e kësaj, ne jemi fokusuar në çështjen e veriut të Kosovës dhe për shqetësimet që kishin qytetarët e thjeshtë në jetët e tyre, dhe se si mund të siguronim se mund të ndërtonim një bashkësi që jeton në paqe me veten, që pjesëtarët e saj mund të jetojnë pranë njëri –tjetrit dhe të kenë raporte të veçanta me Prishtinën. Sepse kishte shqetësim se shumë serbë të Kosovës nga ajo pjesë, nuk e ndjenin veten si pjesë të kësaj bashkësie, dhe kishte shqetësim se si do të mund të arrinim që i tërë vendi të funksiononte si një i tërë.
Kështu që, Asociacioni doli nga bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, dhe jo nga Bashkimi Evropian. Ishte vendimi i tyre dhe kjo doli si rrugë e mundur për ecje përpara. Nuk ka asgjë të panjohur për këtë çështje. Shumë e shumë qeveri lokale bashkohen mes vete gjithandej Evropës, lidhur me çështje të ndryshme.
Pyetja e vetme në këtë rast është se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet të veprojnë? Cilat do të jenë çështjet me interes? A do të jenë arsimi, apo gjëra të tjera veprimi me komunitetin?
Kështu që unë do të thosha se para se ta heqim qafe atë, le të kthehemi te fillimi dhe të flasim se për çka u nis, çka mund të bëjë, dhe se nuk është diçka që synon ndarje, apo diçka që qytetarët e Kosovës nuk e duan. Dhe unë pajtohem me ta, se nuk nevojitet diçka ndarëse, diçka që vepron e pavarur dhe larg qeverisë qendrore brenda Kosovës. Por, doli si nevojë, sepse ju duhet të mendoni se si të bëni diçka të veçante për këtë komunitet. Kështu që unë do të thosha të bëhet kjo, para se të vendoset të bëhet diçka tjetër me të.
B.T.: Një tjetër çështje e madhe është se ka vazhdimisht bisedime për idenë se në marrëveshjen finale, Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën si shtete të pavarura. Por duket se kjo nuk do të ndodhë. A ishte kjo edhe ideja juaj në fillim të dialogut, se ky do të duhej të ishte epilogu i marrëveshjes përfundimtare?
Ashton: Kur i kemi nisur bisedimet, ne vetëm se i kishim vijat e kuqe të palëve: Serbia nuk do ta njohë Kosovën, ndërsa Kosova nuk pranon të jetë asgjë më pak se sa një shtet. Dhe ne i kemi respektuar këto qëndrime, sepse kur synoni të arrini te qëllimet që janë të mëdha e afatgjata, kur doni t’i keni të dyja palët të gatshme të hyjnë në Bashkimin Evropian, dhe atë së bashku, atëherë ju duhet të jeni në gjendje të tregoni se i keni bërë gjërat hap pas hapi në mënyrën që lejon qytetarët të ndërtojnë qëllimet e tyre përfundimtare. Unë vijë nga Mbretëria e Bashkuara që kaherë e ka njohur Kosovën si shtet dhe nuk ka asnjë dilemë se kur vjen puna te anëtarësimi në Bashkimin Evropian, Kosova do të jetë e barabartë sikur partnerët tjerë nga Ballkanit Perëndimor. Pra ne po punojmë për këtë. Por ju nuk mund të arrini synimin tuaj përfundimtar me një veprim, ju duhet ta ndërtoni atë, dhe kjo bashkë me ndërtimin e besimit tek e ardhmja.
B.T.: Bazuar në gjithë këtë karrierë tuajën në diplomaci e në veçanti në dialog, a jeni e brengosur me gjendjen e bisedimeve për momentin? Sepse dje kishim takimin në Bruksel, dhe aty asgjë nuk shkoi në rregull. Si e vlerësoni gjendjen momentale të dialogut, dhe a prisni që vitin e ardhshëm të ketë një marrëveshje finale dhe që zoti Miroslav Lajçak të jetë i dërguari i fundit i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë –Serbi?
Ashton: Nuk di cilat janë afatet kohore sepse ato varen nga diçka që unë nuk mund ta parashikoj, e kjo është dëshira e liderëve të Kosovës dhe Serbisë për të filluar bisedimet për një marrëveshje të çfarëdo lloji, por ajo ku mendoj se gjendemi për momentin janë pozitat që i mban secili, pa lënë mundësinë brenda tyre për të biseduar se si të ecet përpara së bashku, se si të punohet së bashku për të ardhmen.
Lidershipi është vërtetë diçka e vështirë, por që nuk vjen shpesh si mundësi, andaj është shumë me rëndësi që kjo të kuptohet dhe të shohim njerëzit se si duan të gjejnë zgjidhje, dhe jo vetëm t’i ngrisin problemet. Lajmi i mirë këtu është se të dy liderët shkuan në Bruksel. Ata nuk janë të obliguar dhe nëse nuk duan të shkojnë, lirisht mund të rrinë në shtëpi. Pra, unë e shoh si pozitive që të paktën ata po provojnë të bisedojnë, por do të doja të shihja edhe veprime nga të dyja palët. Kjo vërtetë ka rëndësi. Pra, që të mos qëndroni vetëm prapa pozitave tuaja, por të thoni: Okej, këto janë gjërat në të cilat vërtet besoj, në të cilat beson vendi im i cili synon të përparojë si shtet drejtë Bashkimit Evropian.
Për ta bërë këtë, nevojiten gjumë gjëra, por më kryesoja është gjetja e rrugës për të punuar së bashku me fqinjët. Dhe kjo vlen barabartë edhe për Serbinë. Serbia duhet ta kuptojë se hyrja në Bashkimin Evropian kërkon shumë edhe nga ajo, në veçanti në raport me Kosovën.
Të tjera
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...