Mbrëmë kërkoi ndryshime të brendshme, Zhegrova i bie ‘pishman’ dhe mundohet të sqarohet
Autori: Gazeta inFokus
08:21 | 13 Shtator 2023
Edon Zhegrova ka shpërthyer pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës me deklaratat e tij.
Pasi në fushë nuk bëri thuajse asgjë duke u treguar egoist në një rast të artë që pati në pjesën dhe duke mos dhënë kontribut fare në mbrojtje, ai ka zgjedhur që në deklaratën pas ndeshjes të sulmoj të gjithë.
Sulmuesi anësorë filloj të flas për ndryshime të brendshme, por pastaj la shumë pikëpyetje duke thënë se duhet të flas kapitenit Amir Rrahmani ose zyrtarët e lartë të FFK-së
Por vetëm tre orë pasi dha atë deklaratë publike, Zhegrova është munduar të sqarohet nëpërmjet një storje të publikuar në profilin e tij në Instagram.
“Duke pas parasysh se është folur shumë gjatë orëve të kaluara, dua të sqaroj gjithë opinionin në lidhje me një deklaratë të mbrëmshme pas lojës. Qëllimi dhe mendimi im i vetëm ka të bëjë me çasjen në lojë dhe formën se si luajmë e jo me ndryshime të tjera. Pavarësisht interpretimeve që mund t’i bëhen fjalëve të mija”.
“Unë nuk kam folur dhe nuk kam aluduar për asnjë moment për asnjë ndryshim tjetër, përveç ndryshimin brenda fushës së lojës, ndryshim për të cilin vazhdoj të mendoj se na duhet madje shumë”, ka shkruar Zhegrova.Deklarata e 24-vjeçarit ishte e shumë e qartë menjëherë pas ndeshjes se duhen bërë ndryshime të brendshme, por ai duket se po harron që fjala publike ka peshë të madhe dhe duhet t’i qëndroj mbrapa.
Gjithsesi sa i përket futbollistëve jo vetëm Edonit, por të gjithëve që veshin fanellën e Kosovës duhet ta dinë një gjë që më mirë është të japin maksimumin e tyre në fushë se sa të japin deklarata të ngutshme e pastaj ta t’i mohojnë ato

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...

































