Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, BE-ja zbardh agjendën e takimeve në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 12 September 2023

Të enjten e 14 shtatorit në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e BE-së bëhet e ditur se fillimisht Borrell e Lajçaku do të kenë takim ndaras me liderët pastaj do të pasojë takimi trepalësh.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se takimet ndaras do të nisin në orën 09:00 e pastaj do të jetë takimi trepalësh.

-Advertisement-

“Takimi do të jetë i fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftim.

Ndërsa pas takimeve është paralajmëruar deklaratë për media nga kryediplomati evropian, Borrell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera