Gjermania kërkon zbatimin e Marrëveshjes Kosovë Serbi
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 12 September 2023
Para takimit të 14 shtatorit në Bruksel mes kryeministrit, Kurti e presidentit Vuçiq vijnë porositë nga Gjermania. Raundi i ri i dialogut të nivelit të lartë zhvillohet pas muajsh tensionesh të larta në veri të Kosovës.
Diplomacia perëndimore sërish është vënë në lëvizje në përpjekje për të shtyrë përpara arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi për përmirësimin e raporteve. Dy ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, në Prishtinë qëndroi, kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth, i cili pas takimit me kryeministrin Kurti shkroi në platformën X se “më në fund na duhet një përparim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Roth e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën
Kryeministri Kurti nga ana e tij, tha se me deputetin gjerman “është diskutuar rreth reformave të Qeverisë, për situatën aktuale në vend, dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet të enjten e kësaj jave”. “Ai falënderoi z. Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës por edhe për mbështetjen e tij. Michael Roth ishte njëri nga nënshkruesit e parë të letrës së përbashkët të 10 kryetarëve të komisioneve parlamentare për politikë të jashtme të 16 shteteve, në të cilën ishte shprehur mbështetja për Kosovën dhe ishte bërë thirrje për qasje më të ashpër ndaj Serbisë”, thuhet në një komunikatë të zyrës së kryeministrit.
Gjermania megjithatë kërkon si nga Kosova edhe Serbia që të zbatojnë marrëveshjen drejt normalizimit dhe të përkushtohen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, tha se “raundi i ri i dialogut në nivel të lartë, i caktuar për 14 shtator, vjen në një moment kritik”. “Takimi i nivelit të lartë më 14 shtator vjen në një moment kritik. Na duhet përkushtimi i plotë i të dyja palëve për shtensionim të plotë, për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për një demokraci pjesëmarrëse. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani. Nuk duhet të ketë më lojëra për të fajësuar të tjerët. Hiqni pengesat për përparim. Është koha të veprohet në të mirë të të gjithëve”, shkroi Rohde në X, që më herët njihej si Twitter.
Duhet të organizohen zgjedhjet në veri të Kosovës
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet. Prishtinës zyrtare i është kërkuar që të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veriun e Kosovës, ndërkaq Beogradit që të inkurajojë serbët të marrin pjesë në votime. Kosova dhe Serbia në muajin shkurt në Bruksel, arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut u pajtuan për Aneksin e zbatimit të saj. Marrëveshja prej 11 nenesh nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë, pasaportat, diplomat dhe targat.
Të tjera
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...