Lajme

Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 11 September 2023

Një tërmet me magnitudë 6 goditi Indonezinë të hënën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Epiqendra e tërmetit ishte 38 kilometra (afërsisht 23 milje) në verilindje të Ternate në ishullin verior të Maluku, në një thellësi prej 162.5 kilometrash (100 milje), sipas USGS.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale.

-Advertisement-

Tërmeti erdhi vetëm disa ditë pasi një tërmet me magnitudë 7 goditi Marokun, mijëra kilometra larg në Afrikën e Veriut, në jugperëndim të qytetit të Marrakech, ku la të vdekur rreth 2,500 persona. (AA) /kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera