“Vendi është në terr informativ”, LDK dhe AAK kërkojnë që Kurti të raportojë para takimit me Vuçiqin
Autori: Gazeta inFokus
10:29 | 10 September 2023
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend para takimit të 14 shtatorit, me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, në Bruksel.
Ata kanë theksuar se nuk presin asgjë të mirë nga ky takim, duke u nisur nga fakti që Kosova është nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të raportojë në Kuvendin e Kosovës para takimit me Vuçiqin, takim i cili, sipas saj, nuk do të duhej të mbahej fare pa u zbatuar marrëveshjet që janë arritur deri tani.
“Unë pres nga kryeministri Kurti të vije dhe të raportojë në Kuvendin e Kosovës, para takimit me Vuçiqin dhe është mirë që të mos mbajë takime të tjera se duhet të zbatohen marrëveshjet të cilat i ka bërë Kurti, si ajo e Ohrit, si ajo e Bratislavës”.
“Nga ky takim nuk pres diçka të re për arsye se të gjitha marrëveshjet që janë bërë në kohën e tij ende nuk janë zbatuar. Është marrëveshja për energjinë, është marrëveshja për të pagjeturit ku deri më tash keni parë që nuk ka ndodhur asgjë”, tha ajo.
Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë se deri tani vendi ka humbur shumë si pasojë e qeverisjes së Albin Kurtit e se për të keq kanë ndikuar edhe sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.
“Ne kemi humbur shumë, ne përveç që kemi humbur kohë kemi pasur edhe sanksione nga ana e Bashkimit Evropian. Unë shpresoj që shumë shpejt të ulen e të dakordohen për të mirën e vendit, por kryeministri e ka obligim që para takimit të vije dhe të tregojë në Kuvendin e Kosovës se çka do të diskutojë në atë takim. Për arsye se në takimin e Bratislavës, që ka qenë zëvendëskryeministri, ende nuk e dimë ne se çka ka ndodhur atje”, është shprehur ajo.
Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk do të duhej të shkonte në takim pa u hequr sanksionet e BE-së. Sipas tij, vendi ka shkuar në një qorr sokak pa zgjidhje.
“Sa i përket Qeverisë së Kosovës nuk duhet të shkojë në dialog në Bruksel pa u hequr sanksionet, mirëpo ja që këta nuk po mendojnë ashtu siç duhet menduar për të mirën e vendit dhe do të jenë në tavolinë me Vuçiqin”.
“Unë nuk pres nga ky takim diçka pozitive, janë qëndrime të kundërta dhe Vuçiqi pretendon apo kërkon që të implementohet asociacioni me kompetenca ekzekutive. Ndërsa qeveria me të drejtë kërkon njohjen nga Serbia, paraprakisht para se të implementohet asociacioni. Kështu që me një fjalë kemi hyrë në një qorr sokak të dialogut dhe unë nuk shoh ndonjë zgjidhje”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se vendi është në një terr informativ sa i përket raportimeve të qeverisë në lidhje me dialogun me Serbinë e se Kurti duhet që të raportojë paraprakisht për qëndrimet e tij në raport me dialogun në Bruksel.
“Sa i përket raportimit të kryeministrit të Kosovës dhe qeverisë në përgjithësi mendoj që jemi në një terr informativ. Asnjë herë nuk ka ardhur paraprakisht të raportojë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe kështu që e ka marrë si pronësi Kosovën të vetën dhe kjo po shkakton shumë telashe”.
“Patjetër që duhet që të raportojë paraprakisht për qëndrimin e vet në Bruksel, për hapat që do t’i ndërmarrë, për mospajtimet, për të gjitha ato që duhet të mbrohen, edhe shteti edhe sovraniteti, edhe ajo që ai çdo herë po thotë ne po e shtrijmë sovranitetin, ja që kemi të kundërtën”, ka thënë ai për EO.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...































