Lojërat Mesdhetare 2030, Komiteti Olimpik i Serbisë: Ndërhyrje e politikës në sport
Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 09 September 2023
Komiteti Olimpik i Serbisë është shprehur i pakënaqur ndaj vendimit të Asamblesë së Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, për të organizuar në Kosovë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030.
Këtë vendim, Komiteti Olimpik i Serbisë e quan ndërhyrje të politikës në sport.
“Sot, 8 shtator 2023, në Asamblenë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMI), e cila u mbajt në Heraklion të Greqisë, pavarësisht kundërshtimeve të forta të Serbisë, por edhe kundër të gjitha rregullave dhe postulateve të organizatave ndërkombëtare sportive që promovuan mosndërhyrjen e politikës dhe sportit, Prishtina u votua për nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030”, thuhet në reagimin e KOS.
“Në Kuvendin e sotëm pa lajmërim paraprak për delegatët është paraqitur dhe ka folur Albin Kurti. Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar më ashpër ndaj kësaj ndërhyrjeje të kryeministrit të shtetit fiktiv të Kosovës dhe insistoi që vendimi për pritjen e MI 2030 të merret pas Lojërave Olimpike të vitit 2024, gjë që është praktikë në këto raste. Kryesia e ICMI-së refuzoi ta votojë këtë propozim të Serbisë dhe kështu delegatët i vuri para një fakti të kryer”, thuhet tutje në reagim.
Sipas KOS, pavarësisht se kandidatët e tjerë u tërhoqën dhe përkundër presionit të madh për të marrë vendimin unanimisht, organizimi i Lojërave Mesdhetare u dha, por me kundërshtim të fortë nga përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Serbisë, me 8 vota kundër.
Të tjera
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...
-
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...