Deputeti i PE-së, Borrellit: Lëri paragjykimet anti-Kosovës që ngjasojnë si ato të Spanjës
Autori: Gazeta inFokus
12:08 | 07 Shtator 2023
Deputeti i Parlamentit Evropian, Reihnard Butikofer, e ka kritikuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, se është duke vepruar ndaj Kosovës në formë paragjykuese si shteti i tij Spanja, që akoma nuk e ka njohur pavarësinë e vendit.
Në X, ai ka deklaruar se nuk është e pranueshme vendosja e masave sanksionuese ndaj Kosovës, dhe që Serbia të tolerohet deri në këtë masë.
Ndër tjera, Butikofer ka deklaruar se Borrell duhet ta marrë shembull shefin e NATO-së, Jens Stoltenberg, për qasjen ndaj politikës kosovare.
“E mirëpres shumë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk po iu bashkohet politikanëve të shumtë të ShBA-së dhe BE-së që kanë refuzuar të kenë shkëmbime diplomatike me Kosovën kohët e fundit, duke e përjashtuar në mënyrë efektive vendin. Politika Kosovë/Serbi nga SHBA-ja dhe BE-ja është e njëanshme në favor të Serbisë, vendos standarde të dyfishta dhe injoron në masë të madhe se Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane matëse të politikës së tyre”.
“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe ShBA-së. Shefi i Politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell, më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-Kosovës si ato të atdheut të tij spanjoll. Mësoni nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe rifilloni menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe Qeveria e Kosovës. Por thjesht nuk është e pranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë. Ndërsa të gjitha veprimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kundër angazhimeve të tij, përfshirë mobilizimin e bandave të dhunshme, tolerohen me durim të pafund”, ka thënë Butikofer./Klankosova.tv

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...

































