Lajme

Prokurori Special miraton kërkesën që Kurti të paraqitet si dëshmitar për rastin e serbit të arrestuar për krime lufte

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 06 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar të dëshmojë në rastin e Dragisha Milenkoviqit nga Graçanica, i cili u arrestua në qershor për ktime lufte në vitet 1998-1999.

Dejan Vasiq, avokat i Milenkoviqit, ka dorëzuar dje kërkesën te Zyra e Kryeministrit që Kurti të dëshmojë në rastin e klientit të tij, pasi raportohet se Prokuroria Speciale paraprakisht ka miratuar kërkesën që shefi i Qeverisë së Kosovës të dëgjohet si dëshmitar i mbrojtjes.

“Pasi prokurori special aprovoi marrjen e provave duke dëgjuar si dëshmitar të mbrojtjes kryeministrin aktual të Kosovës, z. Albin Kurti, sot i kam dorëzuar kryeministrit një kërkesë të përsëritur për dëshmi përmes zyrës së qeverisë”, tha Vasiq për “Radio KM”.

-Advertisement-

“Pres që në ditët në vijim të pranohet dëshmia”, ka shtuar avokati.
Vasiq kishte paralajmëruar që më herët se do të kërkonte që Kurti të ishte dëshmitar në rastin e Milenkoviqit, pasi thotë se ai ishte i paraburgosur në një burg në Prishtinë në kohën kur Milenkoviq punonte aty.

“Nga ana e tij, ai duhet të thotë dy fjalë për besueshmërinë e të dyshuarit dhe sjelljen e tij ndaj kryeministrit aktual, dhe i paraburgosuri i atëhershëm Albin Kurti, të cilit i ka bërë shoqëri gjatë qëndrimit në qeli, i ka sjellë libra për të lexuar, me të cilin ka kaluar shumë kohë në biseda”, tha Vasiq.

Dragisha Millenkoviq u arrestua më 21 qershor në Kishnicë. Prokuroria Speciale e akuzon atë për krime lufte ndaj popullatës civile në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999. Dyshohet se ai ka ushtruar sistematikisht tortura, dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit shqiptarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera